(S) Dinë të vishen?
A mund t’i quajmë “udhëheqës” të tendencave apo modës, përsa i përket veshjeve dhe stilimit të flokëve?
E kemi fjalën për personazhe që i shohim (por nuk na shohin) përditë nga ekranet dhe skenat, moderatorë emisionesh, aktorë, politikanë, këngëtarë, spikerë lajmesh etj, etj.
Jo rrallëherë ndodh. Ndodh të shohim modele flokësh apo veshjesh, kryesisht të vajzave të reja, të cilat janë huazuar nga vajzat e ekraneve. E megjithatë nuk do të thotë se këto “ikonëza” mode të ekranit të vogël të jenë gjithmonë të tilla.
Madje stilistët shqiptarë, ata që mund të bëjnë një vlerësim objektiv të situatës së veshjeve në Shqipëri, janë shumë më tepër se kritikë. Ata japin alarmin mbi mënyrën e veshjes së figurave televizive.
I pyetëm për SH2-shin, disa nga stilistët e Tiranës dhe ata kanë komentuar veshjet e disa prej figurave më të njohura, si (mos na e vini re renditjen, se është krejt e rastësishme ), Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Sali Berisha, Edi Rama, Alketa Vejsiu, Kozeta, Xhemi, Çiljeta, Zajmina, Jonida Maliqi, Adi Krasta, Ardit Gjebrea, Blendi Fevziu etj.
Stilistët janë të mendimit që jo të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e nderuar që përmendëm më sipër, ia arrijnë të kenë një luk të përshtatshëm për profilin që kanë.
Madje, disa, kanë “look horrorr”, siç quan, përshembull, stilistja Mirela Nurçe, lukun e Kozetës, një nga prezantueset e ekraneve tona.
Ne bëmë edhe një nga ato sondazhet tona të fundjavës lidhur me këtë temë. Pyetëm 30 të rinj, nga gjimnazistë deri në vitin e tretë në shkollë të lartë dhe jo pak prej tyre, emrat e parë që u vinin në mend, kur pyeteshin për “lukun”, ishin vajzat e faqeve të tabloideve si, Zajmina, Çiljeta, Ingridi etj.
Nuk pajtohet me sondazhin tonë, stilistja Nurçe. Për të, veshjet e vajzave të cituara më sipër, ndonjëherë “ngjallin neveri”.
Të njëjtin mendim ndan edhe stilisti tjetër shqiptar Ardi Asllani. I pyetur për lukun e tyre, ai na tha se nuk do të kishte qejf të fliste rreth tyre, por gjithsesi, pas këmbënguljes sonë, u jep një këshillë: “Mos e teprojnë me lakuriqësinë e tyre”.
Me të drejtë, stilistja Nurçe, ngre një pyetje dhe shtron një shqetësim: Këto figura televizive që në një farë mënyre janë modele për shumë nga të rinjtë, po edukojnë një kulturë veshjeje, që së paku mund të quhet e çuditshme.
Sondazhi
Të pyetur: 30 të rinj, gjimnazistë dhe studentë.
Pyetja: Kush vishet më mirë dhe kush vishet më keq nga personazhet publike
Më mirë:
7- Jonida Maliqi
5- Çiljeta, Zajmina, Ingrid Gjoni
3- Jozefina Topalli
2- Majlinda Bregu, 2- Alban Skënderaj
1- Arta Dade, 1- Elvana Gjata, 1- Timo Flloko, 1- Adelina Ismaili, 1- Edi Rama, 1- Sali Berisha, 1- Erion Veliaj, 1- Alketa Vejsiu, 1- Adi Krasta, 1- Ardit Gjebrea, 1- Xhemi
Më keq:
4- Sali Berisha
3- Jozefina Topalli, 3. Arian Çani
2- Aida Shtino, 2- Edi Rama, 2- Rovena Stefa, 2- Erion Braçe, 2- Sinan Hoxha, 2- Soni Malaj, 2- Majlinda Bregu
1- Fatos Lubonja, 1- Erion Veliaj, 1- Teuta Topi, 1- Kozeta, 1- Zajmina, 1- Lajla Përnaska
MIRELA NURÇE:
Para se të flas për personat publikë, mbi mënyrën sesi ata vishen, doja të ndalesha në një aspekt shumë thelbësor dhe që mendoj se duhet të korrigjohet në Shqipëri.
Njerëzit nuk dinë të dallojnë, pra të bëjnë ndryshimin mes veshjes së zyrës dhe një veshjeje që mund të vishet pasdite. Kjo besoj është një mangësi që ne e kemi transmetuar prej vitesh. Gjëja që më shqetëson është se ky brez po edukohet me 1 veshje të çuditshme. Duhet të bëjmë më shumë në fushën e modës. Duhet të jenë stilistët ata që të bëjnë tendencat dhe jo të tjerë, siç ndodh rëndom këtu në Shqipëri.
Një gjë duhet të kemi parasysh, nuk do të thotë që ajo që del në modë, duhet veshur me patjetër në rrugë.
Një gjë tjetër që kam vënë re kohët e fundit është se burrat kanë filluar të vishen shumë më mirë sesa gratë. Duke nisur kjo që nga këpucët, kollarot, këmishat, kostumet, etj.
Meqë po flasim për modë, dhe për modën këtu në Shqipëri doja të shtoja dhe diçka tjetër. Njerëzit duhet të ndryshojnë në jetën e përditshme. Në orën 9 të mëngjesit nuk mund të ketë njerëz të veshur me taka. 1 ekonomiste, menaxhere, nuk duhet të ketë një look të tillë, pasi mbi të gjitha, nuk është praktik.
Veshja përfaqëson shumë njeriun. Doja të theksoja një gjë që unë e konsideroj si të neveritshme dhe kjo është përdorja e thonjve fallso. Nuk mund të ketë sekretare, ekonomiste me thonj që mezi kapin lapsin, përveç fakti tjetër pastaj që nuk janë fare në modë
Dua t’u them njerëzve që të veshin gjërat që u kanë hije dhe që nuk janë të dala demode. Kur ndihesh mirë me 1 veshje dhe ngjyrën, je në kohë. Këtu nuk njihet cilësia e materialit. Nuk është njëlloj një veshje dyqani dhe një veshje që është bërë posaçërisht për ty, qoftë kjo e bërë dhe nga një rrobaqepëse e thjeshtë.
I pyetëm Mirelën dhe Ardin për lukun e disa personave publikë. Ja përgjigjet e tyre:
SIPAS MIRELA NURÇES:
Jozefina Topalli- Vishet këndshëm
Aida Shtino- Kam shumë rezerva, si për dizajnin e veshjeve, po ashtu dhe për stilimin e flokëve. Stilisti që krijon dizajnin e veshjes, duhet të mendojë dhe modelin e flokëve, pra duhet ta krijojë komplet si figurë. Ndërsa tek Aida janë stili i veshjes dhe i flokëve, secili në punën e vet.
Kozeta- Ka një look horror. Për përmasat që ka në trup, duhet të veshë rroba të thjeshta dhe me elegancë. Do elementë shumë të spikatur.
Jonida Maliqi- Nuk kam komente, nuk më tërheq. Ajo ndryshon shumë flokët, por nuk ka një look të vetin, s’ka identitet. Vetëm ndryshon shpesh ngjyrën e flokëve.
Majlinda Bregu- Nuk ka look ministreje. Herë pas here afrohet me atë stil, po përsëri nuk e shoh në stilin e ministres. Vesh gjëra butiqesh, por nuk duhet t