E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëlçia

Mëlçia është një organ i vendosur poshtë harkut brinjor të djathtë, nën diafragmë. Ajo kryen një sërë funksionesh mjaft të rëndësishme për organizmin e njeriut.

Funksionet më të rëndësishme të mëlçisë janë:

Në qelizat e mëlçisë formohet lëngu i tëmthit, i cili sekretohet në rrugët e tëmthit dhe ndihmon në tretjen dhe përthithjen e yndyrnave në tubin tretës, në shkëmbimin e kolesterolit dhe në jashtëqitjen e produkteve të dëmshme si, biluribina, toksina të ndryshme etj. Funksion tjetër i rëndësishëm është ai metabolik, duke ndikuar në një sërë procesesh metabolike si:

-Shkëmbimi i biluribinës

-Shkëmbimi i sheqernave, duke ruajtur nivelin e qëndrueshëm të tyre në organizëm.

-Shkëmbimi yndyrnave

-Shkëmbimi i proteinave

-Sinteza e faktoreve të mpiksjes së gjakut

-Shkëmbimi i hormoneve të ndryshme dhe barnave të ndryshme

Sikurse shihet më lart, mëlçia është një organ jetik që shërben si laborator për organizmin e njeriut.

Cilat janë sëmundjet që prekin më shpesh mëlçinë?

Sëmundjet që prekin mëlçinë janë të shumta. Në sëmundjet që hasen më tepër janë hepatitet virale akute, hepatitet virale kronike, hepatitet alkolike, cirrozat e mëlçisë etj. Meqenëse shkaku më i shpeshtë i dëmtimeve kronike janë viruset e hepatiteve B, C, D, po përmendim shkurtimisht hepatitet, pasi, të flasësh gjatë, duhet shumë kohë.

Kush janë shkaqet?

Hepatitet viraleshkaktohen nga një sërë virusesh si A, B, C, D, E, G. Viruset e hepatitit merren me rrugë të ndryshme, virusi A dhe virusi E merren me rrugë orofekale, me anë të ujit të kontaminuar dhe këta persona zhvillojnë hepatite akute dhe nuk kalojnë në forma kronike.

Ndërsa viruset e hepatitit B, C, D merren nëpërmjet produkteve të gjakut, marrëdhënieve seksuale, shiringave të kontaminuara, tatuazhe, piercing, nga nëna e infektuar kur është në fazë aktive tek fëmija. Hepatitet e shkaktuara nga viruset B, D, C mund të jenë të formës akute dhe kronike. Në këto raste, kur virusi është prezentdhe pas gjashtë muajve nga momenti i infektimit një pjesë e tyre zhvillojnë hepatite kronike. Hepatiti C kronicizohet me tepër sesa hepatiti B.

Hepatitet virale kronike, kur janë në aktivitet, pas shumë vitesh, një përqindje e tyre mund të zhvillojnë cirrozë të mëlçisë.

Cilat janë shenjat:

Në rastin e hepatiteve akute shenjat klinike janë më dukshme si, dhimbje barku, nauze, të vjellatemperaturë, zverdhje të syve.

Në rastin e hepatiteve kronike, më tepër paraqitet si ndjenjë rendimi e pashoqëruar me shenja të dukshme klinike. Ndonjëherë, në këto raste, shenjat e vetme janë lodhje, këputje, dhimbje kyçesh. Një pjesë e kalojnë hepatitin pa shenja klinike. Prandaj një pjesë e madhe ehepatitevekronike zbulohen rastësisht pas ndonjë bilanci ekzaminimesh, kur vizitohen për ndonjë problem tjetër apo personat që shkojnë të dhurojnë gjak.

-Në ç’moshë shfaqen sëmundjet?

Mosha varet nga lloji i sëmundjes që prek mëlçinë. Hepatitet prekin kryesisht moshat e reja. Ndërsa cirrozat i gjejmë në mosha më të avancuara, pasi hepatitet kronike pas një periudhe të gjatë 15-20-vjeçare, mundtë çojnë në cirrozë të mëlçise.

Si bëhet mjekimi?

Mjekimi ndryshon në varësi të sëmundjes që ka prekur mëlçinë.

Në rastin e hepatiteve kronike të shkaktuara nga viruset B, C, D, pacienti duhet tëkonsultohet me specialistin për të vendosur nëse duhet të fillojë apo jo mjekimin. Pacienti duhet t’i nënshtrohet analizave të nevojshme për të parë nëse është në fazë aktive apo jo. Mjekimi bëhet duke përdorur antivirale, të cilat mund të jenë tableta ose me injeksione.

Si bëhet parandalimi?

Duke pasur parasysh rrugët e përhapjes së viruseve, duhet të merren një sërë masash si, përmirësimi i kushteve higjienosociale, kontrollimi i produkteve të gjakut, marrëdhëniet me partneret. Rëndësi paraqet vaksinimi i personave me virusin e hepatitit B. Ndërsa për virusin e hepatitit C, nuk ka vaksinë.

(Liri Hoxha, doktoreshë në pavionin e Gastro-Hepatologjsë në QSUT, Pedagoge në Fakultetin e Mjeksisë)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›