“Albania Open 2012" në ditën e dytë të garimit

Pas finalizimit me sukses të ditës së parë e tradites se pervitshme, "Albania Open" nje eveniment nderkombetar i organizuar nga Aeronautika shqiptare me producent Alket Islamin dhe i sponsorizuar nga kompania "Yldon", ku një spektakel i vertete magjepsi qiellin e qytetit te Vlores, ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe dita e dytë e garës.
Nje kampionat me pjesemarrje nderkombetare ka mbledhur dhjetra admirues te sportit qiellor, ndersa pilotet kane performuar sot ne kushte me te favorshme klimaterike.
Ne kete aktivitet sportiv kane marre pjese 120 pilote shqiptare dhe te huaj nga vende te ndryshme te Evropes.
RTV "Ora News" po ndjek hap pas hapi kete eveniment te veçante qe organizohet ne Shqiperi, qe nga momenti i hedhjes me parashute nga mali i Shushices ne Vlore.
Pergjate gjithe kohes, albitri do te monitoroje te gjithe pilotet qe do te sfidojne qiellin e kalter ne nisje, ne ajer dhe ne perfundim te fluturimit. Ky eshte edicioni i 13-te i ketij evenimenti, i cili do te zgjase deri më 13 maj, ku pritet te mblidhen me dhjetra pjesemarrës per te pare nga afer kete spektakël te rralle.
Nderkohe, ne fund te evenimentit parashutisti i cili ka grumbulluar me shume pike do te marre edhe kupen "stardon cup".