E Diel, 1 Nëntor 2026

Albania e Albinos

Albino Prudentino eshte ndier shume komod ne Shqiperi gjate kohes se qendrimit te tij ketu. Dhe kjo jo vetem per koincidencen e emrit te tij me atdheun e ri por edhe per shkak te mikpritjes se njohur shqiptare. Kripe e buke e zemer licenca prona dhe mbrojtje politike i eshte dhene mikut nga pertej detit i cili me mburrje tregonte ne darkat e Krishtlindjeve shtruar ne Tirane fotot e tij miqesore me Pablo Escobar. Se kush eshte Pablo Escobar gjithkush mund ta mesoje duke klikuar ne internet. Ndersa se kush ishte Albino Prudentino mjafton te ndjekesh raportet sherbimit te fshehte shqiptar. Qytetaret e thjeshte nuk mund ta bejne kete por ata qe kane akses apo detyren te lexojne keto raporte duhet ta dinin se cfare po bente nje nga shefat e Sacra Corona Unita se reformuar ne Shqiperi. Kjo strukture mafioze pulieze u godit rende pas arrestimeve te shumta qe beri shteti italian dhe tani mbase anetaret e rinj apo shefat e rinj dale nga 47 klanet e ketij grupimi nuk e bejne me betimin me grushtin e pergjakur. Pasi deshtoi me kontrabanden e cigareve nga Mali i Zi rruget po priten dhe ne Greqi Albino Prudentino dhe i biri provuan burgun mafia pulieze kaloi te lojerat e fatit. Sipas nje raporti te antimafies italiane mbi 2 miliarde euro eshte xhiro vjetore e kesaj strukture e cila duket se nje pjese te parave kerkonte ti pastronte ne kazinote e reja qe do ndertonte ne Tirane. Ata qe lexojne raportet e SHISH duhet ta dinin se mafia pulieze ishte duke investuar parate e pista ne lojerat e fatit ne Shqiperi. Cfare mund te benin Shume gjera. Shteti shqiptar ka ndertuar nje strukture te tere qe lidhet me parandalimin e pastrimit te parave me luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar. Organizata qe drejton Prudentino eshte struktura kriminale me e organizuar qe mund te kete mberritur ne Shqiperi. Asnje informacion si ne zyren e Kryeministrit Presidentit apo Kuvendit nuk sherbeu per te ndalur vrullin me te cilin po investohej nga mafia. Duhej nderhyrja e antimafies italiane per te ndalur infektimin e metejshem ndersa mesohet se SHISH gjurmonte prej nje viti superstarin e mafies pulieze. Edhe arrestimi i Prudentinos i dha mundesine atij apo te afermit te shisnin pronat aksionet apo te levizin parate e tyre per ti shpetuar. Nuk eshte e rastit qe pak dite pas arrestimit prokuroret nuk arriten te gjejne asnje prone ne qytetin e Vlores nen emrin e Prudentinos. Perse ndodhi kjo Vete prokuroret duhet ta dine me mire. Burri babaxhan nga pertej detit nuk na rezulton se eshte vetem ai qe ka nje qengj te tere te pjekur ne tavoline por edhe ai qe dalengadale po i hante themelet te gjitha institucioneve shteterore shqiptare. Ministria e Financave i dha lejet per funksionimin e kazinove qe mbanin si aksioner edhe mbiemrin Prudentino. Sa ka ndikuar emri i dhene si kortezi nga mbesa e Kryeministrit ne kete drejtim askush nuk mund te flase. Asgje nuk dihet nese ai emer ishte kartevizita per te legalizuar investimet. Nuk mund ti kerkohet zyres se QKS-se ne Vlore apo tatimeve lokale atje qe te ndalonin Prudentinon por zyra kunder krimit te organizuar ne polici duhet ta dinte dhe te arrinte te ndalonte apo parandalonte perzierjen e tij me boten e biznesit apo politikes. Pikerisht te politikes dhe njerezve me imunitet. Ata jane ne qender te synimit te krimit te organizuar dhe strukturave mafioze. Duke i ndihmuar financiarisht ne fushata apo duke iu plotesuar deshirat e shumellojshme sigurojne nje mik nje shok nje informacion nje leje nje licence nje garanci per te jetuar punuar dhe pastruar parate e pista te botes se krimit ne menyre te qete. Politika shqiptare zhytet lehtesisht ne boten e krimit vecanerisht ne periudha elektorale. Ato miliona euro qe paguhen per te bere fushaten per te blere votat dhe marre pushtetin jane mundesia e arte e njerezve si Prudentino per tu instaluar ne kete vend. PS ben akuza se ne zgjedhje u nxoren nga burgjet te burgosurit dhe kriminele qe te merreshin me fushaten. Ky eshte vetem nje problem anesor dhe shume i zgjidhshem sepse ka emer dhe mbiemer. Problemi me i madh jane parate qe politikanet dhe deputetet fshehin. Pronat e tyre te krijuara ne menyre te paligjshme qe askush nuk i heton. Lidhjet e tyre te biznesit qe rezultojne te jete si nje rrjete e nderthurur shume keq mes njeri-tjetrit ku ne mes qendron merimanga. Dhe kjo rrjete kap te tjere politikane deputete kuneter shoke ortake baxhanakehellip. Djem vajza motra vellezer qe te cojne ne rrugen drejt imunitetit ndaj ligjit dhe se drejtes. Shefi i sherbimit te fshehte shqiptar iu deklaronte deputeteve ne raportin e tij vjetor pa dhene emra se mafia italiane dhe ruse sherbimet e huaja sekrete financojne apo mbeshtesin karrieren edhe te vete deputeteve te cilet me pas duhet tju sherbejne. Kaq duhet te mjaftonte qe ata deputete qe e konsiderojne veten te paster dhe skane frike te kontrollohen te hartojne dhe miratojne nje ligj qe cdo kandidat per deputetet me pare duhet te certifikohet. Dikur kjo behej me komisionin Bezhani qe gjurmonte mekataret e komunizmit. Por ata qe rrezikojne jeten tone dhe gjithe kete vend jane mekataret e rinj. Nje strukture e vecante ne KQZ-se e cila te informohej nga SHISH apo prokuroria mund ti priste rrugen qe ne nisje ketij soji politikanesh dhe deputetesh qe me pas behen edhe ministra te cilet karrieren e tyre politike e kane hipotekuar te kasafortat e krimit. Problemi nuk eshte thjeshte Prudentino sepse ai eshte i huaj dhe nese nuk i ecen ne Shqiperi do ike gjetke. Problemi per ne eshte ata qe na ngelen ketu. Ata qe kane humbur cdo moral njerezor apo fetar cdo kod etike dhe ndjeshmeri. Ata qe ia shesin shpirtin djallit qe me pas te na shesin te gjitheve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›