Truri dhe dashuria
Te renet ne dashuri nuk eshte nje veprim aq i thjeshte sa cmund te duket por eshte nje reaksion shume i shpejte. Ato ndjenja te jashtezakonshme dhe gjitheperfshirese te te qenet koke e kembe ne dashuri cmendurisht te lidhur me nje person te dashur jane rezultat i nje reaksioni shume te shpejte dhe kompleks te trurit. Te qenet ne dashuri ose me saktesisht te qenet ne nje gjendje emocionale intensive te nevojes per tu bashkuar me nje person tjeter ne te cilen perfshihen komponente te sjelljes kimike e te tjere eshte nje ceshtje shume e nderlikuar.
Sipas nje kerkimi te ri nuk behet fjale sikunder mendojne disa per nje ndjenje bazike por per nje proces gjitheperfshires ne te cilin perfshihen 12 zona te trurit qe bashkepunojne dhe prodhojne nje moment qe e quajme magjik. Dhe shkencetaret kane zbuluar se aktiviteti i pare specifik ne lidhje me dashurine nis brenda nje fraksioni shume te shkurter kohor.
Sipas nje studimi te ri te titulluar Neuroimagjinata e dashurise rajone te ndryshme te trurit me emra te veshtire te tille si dorsolateral frontal apo anterior si dhe elemente kimike te tilla si dopamina dhe oksitoksina perfshihen ne krijimin e ndjenjave te dashurise. Disa nga keto zona aktivizohen edhe kur njerezit jane nen ndikimin e alkoolit apo te drogave pra te perfshire nga euforia. Kjo te ben te mendosh se renia ne dashuri ka te njejtin efekt apo efekt te ngjashem ne trurin e njeriut me ate qe shkakton perdorimi i kokaines.
Edhe pse shume teori ne lidhje me emocionet e kane cilesuar dashurine si nje emocion baze dashuria ne fakt eshte shume me teper se kaq deklaron nje mjek. Sipas tij dashuria perfshin emocione baze dhe gjithashtu edhe emocione te nderlikuara motive dhe objektiva pamje e njohje. Dashuria pasionante qe ka qene dhe eshte vazhdimisht objektivi kryesor i vargjeve te poeteve shkrimtareve dhe artisteve po studiohet gjithnje e me shume nga shkencetaret. Ne qender te ketyre kerkimeve eshte imazhi i rezonances magnetike ose fRMI nje mjet relativisht i ri i cili perdoret per te gjurmuar aktivitetin e trurit. Sa me e madhe te jete puna e kryer nga nje zone trunore aq me e madhe eshte edhe sasia e oksigjenit qe i duhet asaj zone. Identifikimi i zonave te perfshira te trurit mund te krijojne edhe terapi te reja qe kane te bejne me mirefunksionimin e ketyre zonave. Krijimi i nje harte trunore qe tregon edhe rrugetimin e dashurise se vertete pra te kesaj ndjenje supreme nuk eshte thjesht nje ushtrim akademik apo kimik. Te kuptuarit e rrjeteve trunore qe aktivizohen gjate perjetimit te dashurise se vertete mund te ndihmoje mjeket qe te kuptojne me mire problemet psikologjike dhe terapeutike duke gjetur keshtu edhe trajtimet e reja per ciftet qe vuajne nga varesia ndaj dashurise te ndjerit te padashuruar apo te vetmuar ose te refuzuar ne dashuri.
Sa me e mire te jete per ne shkalla e te kuptuarit te dashurise aq me i madh do te jete respekti yne per domethenien dhe fuqine e rolit te dashurise ne shendetin mendor dhe fizik thote nje mjek. Ne kerkimet me fMRI vendosen skanere ne trurin e meshkujve dhe femrave qe kane dale vullnetare per te kryer eksperimente. Kjo behet pasi atyre u jane treguar disa stimuj vizuale ne lidhje me partneret apo te dashurit. Me pas rezultatet analizohen per te pare se cfare veprimesh ndodhin ne trurin e te dashuruarve kur u injektohen imazhe te te dashurve. Gjashte studime fRMI jane zhvilluar deri me tani dhe ne keto studime jane perfshire 120 persona dhe me pas ne perfundim te te gjithe ketyre eksperimenteve shkencetaret i kane bere bashke perfundimet per te hartuar te ashtuquajturen harta e dashurise ne tru. Ne nje nga keto eksperimente 17 meshkuj dhe gra te cilet deklaruan se ishin teresisht dhe koke e kembe te dashuruar me partneret e tyre pranuan qe ti nenshtroheshin skanimit te trurit ndersa ishin duke pare nje foto te te dashurit te zemres per gjate nje kohe prej 17 sekondash. Skanimi tregoi se ne ato sekonda kishte nje aktivitet shume te madh te disa neuroneve ne disa zona te vecanta te trurit prej te cilave aktivizoheshin edhe emetimi i disa lendeve kimike i dopamines per shembull qe shkakton sensacione te njejta me ato qe perjetojne njerezit kur pine kokaine.
Rritja e aktivitetit vihet re edhe ne hipocampusin poasterior nje zone ne te cilen ndodhen memoria dhe qendra te tjera trunore qe kane te bejne me emocionet. Nderkohe po ne keto sekonda ka nje ulje shume te ndjeshme te zonave ne te cilat perqendrohen aktivitetet e ndjenjave te frikes dhe ankthit. Sipas mjekeve ne pergjithesi keto analiza tregojne se dashuria pasionante perfshin zona trunore qe kane brenda tyre zonat emocionale ato te motivimeve shperblimeve njohjen sociale vemendjen dhe vete prezantimin apo imazhin e trupit.
Aktiviteti ne keto zona con ne ndryshime ne nivelin e nje numri kimikatesh ne tru perfshi rritjen e sasise se dopamines oksitiksines adrenalines vasopresines dhe uljen nderkohe te serototines qe shfaqet si nje nga simptomat me te zakonshme te te renit ne dashuri dhe nxit te menduarit e vazhdueshem te nje individi per njeriun e dashur mallin dhe gjendjen e mungeses se madhe per kete person euforine dhe energjine e madhe. Dopamina lidhet me ndjenja te tilla si euforia motivimi aktiviteti motor deshira malli dhe varesia ndersa adrenalina eshte nje kimikat qe shton vemendjen e individit dhe nxit shume kujtesen afatshkurter hiperaktivitetin dhe sjelljet e orientuara. Eumlshte adrenalina pikerisht ajo qe e ben zemren qe te rrahe si e cmendur ne momentet kur duhet te takojme personin e dashur apo kur ndodhemi perballe tij pas nje kohe te gjate. Rendesia e dopamines eshte shfaqur dhe ka dale ne pah ne nje numer shume te madh studimesh qe jane bere ne boten e kafsheve. Keshtu kemi nje rritje shume te madhe te dopamines kur dy kafshe te se njejtes specie por te gjinise se ndryshme ciftezohen. Dhe behet fjale per te gjitha llojet e kafsheve dhe shpendeve. Hormoni rritet edhe me shume ne sasi kur nis ferkimi lekure me lekure i kafsheve dhe rritet shume si pasoje edhe presioni i gjakut dhe kjo ne njefare menyre e nxit dhe e forcon edhe vete lidhjen. Ndersa kur niveli i dopamines bie atehere nje femer ose nje mashkull e ka humbur interesin ndaj partnerit. Studiuesit e Universitetit te Pavias ne Itali jane marre edhe me studimin e faktorit te rritjes se nervave. Keshtu ata kane matur gjatesine e vazove te gjakut ne raste te ndryshme te meshkujve dhe femrave qe kishin rene ne dashuri kohet e fundit dhe ato ishin me te medha sapo partneret afroheshin me njeri-tjetrin. Ky fenomen ishte me i madh dhe me i dukshem te grate dhe burrat qe kishin rene ne dashuri se fundi. Ndersa ato qe ishin ne nje marredhenie me te gjate kishin nje situate me te qete dhe me normale ne kete drejtim. Por sigurisht truri eshte qendra e dashurise dhe si pasoje ai eshte edhe objekti i studimit te shkencetareve. Pikepamja e shume studiuesve qe jane marre me eksperimente ne lidhje me dashurine dhe mbi te gjitha dashurine romantike mendojne se procesi i dashurise romantike eshte nje nga tre proceset me te rendesishme qe ndodh ne qenie e gjitareve per sa i perket riprodhimit te species se tyre. Sugjerimi ne kete rast eshte se deshira per seks i motivon njerezit qe te jene ne kerkim te partnereve te pershtatshem per tu bashkuar me ta fizikisht ndersa dashuria romantike i motivon njerezit qe te kerkojne tipare specifike te partneret ne menyre qe se bashku te krijojne nje jetegjatesi ne lidhjen e tyre per te sjelle ne jete femije pra pasardhes por mbi te gjitha per te pasur pergjegjesine e perkujdesjes per ta. Dhe per te gjithe studiuesit pushteti dhe forca e dashurise se vertete eshte shume me e madhe edhe se deshira seksuale dhe me e madhe force ndryshuese dhe permiresuese e njeriut.