Vihen ne pranga 12 trafikante
Policia franceze ka ndaluar 12 persona ne jugperendim te vendit te dyshuar per lidhje me ekstremizmin islamik. Nente prej tyre u arrestuan ne qytetet Marseje dhe Avinjon te dyshuar per trafikim armesh dhe eksplozivesh. Gjate operacionit u konfiskuan arme dhe municione. Ndersa tre personat e tjere u arrestuan gjate nje operacioni kunder nje rrjeti qe pretendohet se siguronte dokumente false per xhihadistet qe ktheheshin nga Afganistani. Policia nuk ka thene nese arrestimet jane te lidhura me paralajmerimet per shtim te kercenimeve per terror ne pjese te Europes. Nderkaq kane dale hollesi qe sugjerojne se sulmet amerikane pa pilot ne veriperendim te Pakistanit kane qene pjese e perpjekjeve te SHBA-se per te penguar planet e njoftuara te Al-Kaedes per te sulmuar Europen. Zyrtaret vendas ne rajonin e Vaziristanit Verior ne Pakistan i kane thene BBC-se se kater gjermane ishin ne mesin e tete militanteve te vrare diten e hene. Zyrtaret vendas thane se kater gjermanet e vrare ishin me origjine arabe. Sipas ketyre zyrtareve militantet e vrare kishin gati nje vit ne Vaziristanin Verior. Ata kane pasur lidhje me talibanin vendas dhe kane udhetuar nga nje vend te tjetri. Burimet thone se disa dhjetera te huaj vijne e ikin nga kjo zone ku mund te perdorin bazat ushtarake vendase.