E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albanian Screen transmetoi direkt numerimin e kutise se fundit

Albanian Screen transmetoi direkt numërimin e kutisë së fundit në njësinë 5, që i dha fund këtij procesi që zgjati për disa ditë në Tiranë.

Ndërsa rezultati mes dy kandidatëve ka qenë shumë i ngushtë, numërimi i kutisë së fundit është ndjekur me tension nga të dy kampet politike, përfaqësues të të cilëve ishin të pranishëm në shkollën Vasil Shanto ku ishin vendosur kutitë e votimit të njësisë 5.

Rezultati zyrtar i kutisë së fundit sipas Komisionit Zonal të Administrimit të zgjedhjeve ishte ky:

Edlira Sulejmani: "Edi Rama ka marrë 220 vota, Hysni Milloshi 4 vota, Lulzim Basha ka marrë 154 vota. Diferenca mes zotit Rama dhe zotit Basha është 66 vota. Ky është procesverbali që sapo kam marrë nga KZAZ 49, njësia 5."

Përfundimi i numërimit të kutisë u transmetua me festime tek selia e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, para të cilave ishin mbledhur militantë të shumtë. Me përfundimin e numërimit të votave për kryetar bashkie, procesi do të vijojë me hapjen e kutive për këshillat bashkiakë dhe ato të kandidatëve për kryetar të 11 njësive bashkiake të kryeqytetit.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›