Rama pershendet mbeshtetesit e mbledhur para PS-se

Kryesocialisti Edi Rama ka përshëndetur mbështetësit e mbledhur në selinë e Partisë Socialiste e që festonin fitoren e tij.
Duke njoftuar fitoren e Tiranës, dhe në gjithë vendin, Rama ka theksuar se fuqia e endrrës që frymëzoi socialistët në këtë betejë të pabarabartë është me e madhe se e gjithë fuqia, sipas tij, e pushtetit, parave, manipulimit nga ana e maxhorancës. Rama tha se fitorja është burim reflektimi për të dhe i takon të gjithë banorëve të kryqytetit.
“Për mua ishin vetëm 10 vota. Për të gjithë ata që luftuan me mua ishte nota 10. Faleminderit me zemër, edhe në emrin tuaj përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri, posaçërisht, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara. Është dita për të festuar duke e ndarë gëzimin me çdo qytetar të zakonshëm të këtij vendi ka votuar ose jo për ne. Nesër është dita për të vazhduar falenderimet dhe reflektimet mbi fitoren që kurrë s’ka ardhur më e madhe në oborrin e Partisë Socialiste. Endra vazhdon!”-tha Rama.
Rama ia kushtoi fitoren familjes së tij, ndërsa ka kujtuar edhe viktimat e 21 janarit. Kreu i PS falënderoi edhe gjithë kandidatët e tjerë socialistë fitues ose jo. Sipas tij, bëhet fjalë për një fitore historike të të gjithëve dhe kurrë më vetëm e disave.
Juli Prifti