Grate nga Kosova perpjekje per me shume njohje

Nje ekip grash nga Kosova kryesisht nga shoqeria civile vizitoi keto dite ne Uashington disa ambasada te vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven. Qellimi ishte te njiheshin ato ambasada me perpjekjet e shtetit te ri per forcimin e institucioneve dhe rimekembjen e ekonomise. Te merkuren ato ishin ne seline e Kongresit amerikan ne nje pritje ku moren pjese disa anetare te Dhomes se Perfaqesuesve.
Njembedhjete gra nga Kosova ndodhen ne Uashington per nje program te quajtur Hope Fellowship i cili organizohet nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Ato kane patur rast te takohen me anetare te Kongresit amerikan dhe ti shoqerojne nga afer gjate nje dite pune. Annemarie Repic eshte zevendesdrejtoreshe e RadioTelevizionit te Kosoves.
Une shoqerova anetaren e Kongresit nga Nju Jorku Carolajn Melloni. Vura re se ajo ishte nje grua shume aktive dhe dinamike. Gjate dites ajo mori pjese ne shume mbledhje madje dha edhe dy konferenca per shtyp cka do te thote se ajo duhej edhe te pergatitej per to. Une kuptova se cilat jane pergjegjesite e anetareve dhe anetareve te Kongresit. Ata jane te zene me aktivitete gjate gjithe dites.
Ne Uashington kane ardhur shume grupe te tille nga Kosova por kesaj here grate kane nje mision mjaft te vecante. Arjeta Emra drejtoreshe e Keshillit Britanik per Kosoven thote se ato kane vizituar 17 ambasada te vendeve qe nuk e kane njohur shtetin e ri dhe u kane bere thirrje te vendosin marredhenie diplomatike me Prishtinen.
Dicka shume interesante gjate ketyre takimeve ka qene se sa pak keto shtete jane te informuara per zhvillimet ne Kosove. Pra ne nje menyre ne kemi pare se informimi i ketyre shteteve eshte shume i rendesishem sepse pa informim shtetet nuk do te marrin dot asnje vendim per pavaresine e Kosoves.
Shtete si Mozambiku Nepali ose Meksika jane mjaft larg Kosoves dhe shume pak ose aspak kane te bejne me te.
Ne te gjitha takimet na eshte thene se ato nuk kane asgje kunder pavaresise mirepo Kosova nuk eshte ne axhenden e tyre dhe perderisa udheheqesit tane dhe shoqeria kosovare nuk i informon per zhvillimet ne Kosove njohjet nuk do te vijne.
Te gjithe nga pak e kemi fajin. Jo vetem qeveria por mendoj se edhe shoqeria civile edhe mediat dhe te gjithe ata qe duhet te perfshihen ne lobimin per Kosoven.
Grate nga Kosova kane edhe mbeshtetjen e ligjvenesve amerikane ne keto perpjekje si Eliot Engel.
E kam pare Kosoven te rritet u kam bere thirrje vendeve te ndryshme ta mbeshtesin Kosoven dhe perparimi ka qene i madh.
Ne Uashington ka 29 ambasadore gra dhe mes tyre jane 19 shtete qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Grate nga Kosova kane planifikuar per javen e ardhshme nje koktej me keto ambasadore.
Ne kemi ardhur ketu me nje qasje krejt tjeter. Nuk u themi asnjeres prej ambasadave qe cdo gje eshte ne rregull ne Kosove sepse nuk eshte cdo gje ne rregull ne Kosove. Por kemi rastin te shkembejme informacione dhe te tregojme se ku qendron Kosova tre vjet pas pavaresise.
Anetari i Kongresit Xhim MacDermot e pershendet nismen e grave per te vizituar ambasadat ne Uashington.
Zakonisht ambasadoret rrine ne rezidencen e tyre dhe presin qe te tjeret te shkojne e ti takojne sepse ata e quajne veten shume te rendesishem. Kur ti shkon ne rezidencen e tjetrit per ta vizituar pershtypja qe ben eshte shume e madhe. Prandaj ju uroj per keto vizita qe po beni. Ne jetojme ne nje bote qe po ndryshon dhe Kosova eshte pjese e saj.
Ambasadori i Shqiperise ne Uashington Gilbert Galanxhi tha se grate nga Kosova po bejne pershtypje te mire me viziten e tyre.
Ndihem vertet krenar sepse keto gra nje dite do te perfaqesojne Kosoven dhe do te jene koleget e mija. Pak jave me pare isha ne nje konference ne Baltimore dhe e pashe vete se sa mire u perfaqesua Kosova nga zevendeskryeministrja e saj e cila shkelqeu ne ate konference.