Vota e fundit festojne mbeshtetesit e partive

Leximi i votës së fundit në kutinë e fundit të njësisë numër
pesë, është përcjellë me brohoritje jo vetëm në qendrën e numërimit, ku
ishin mbledhur mbështetës të të dyja kampeve politike, por edhe në
kafenetë e kryqytetetit, ku kryeqytetasit kanë pritur rezultatin.
Ovacione dhe zhurma fishekzjarresh janë dëgjuar në lagje dhe blloqe banimi në Tiranë. Pas kësaj, edhe pse një situate ambigue sa i takon emrit të fituesit, rrugët e Tiranës janë mbushur me njerëz që festonin fitoren.
Madje, edhe përplasjet e lehta mes makinave të mbuluara me flamuj që shoqëruan këto shprehje entuziasmi, kanë kaluar pa fjalë, jo shumë e zakonshme kjo në një kohë tjetër.
Sidoqoftë, me kalimin e orëve situata është qetësuar në kryeqytet, duke ia lënë vendin një pasditeje të shtune pushimi.
Juli Prifti