Albano- Rominës: Droga shkatërroi martesën tonë
Jam i bindur se droga shkatërroi martesën tonë. Nuk doja të isha burri i një gruaje që drogohej, kjo ishte deklarata shokuese e këngëtarit të njohur italianë Albano Karrizi, i cili u është përgjigjur në Telecinco akuzave të hedhura nga ish bashkëshortja Romina Pauer, e cila në të njëjtin rrjetë televiziv një javë më parë, deklaroi se vajza e tyre e zhdukur Jelina, zihej vazhdimisht me Albanon.
Gjatë intervistës Albano deklaroi se kishte bindjen se Romina kishte pirë drogë bashkë më vajzën e tyre. Romina ka gënjyer në lidhje me përdorimin e drogës, si në media ashtu dhe në librin që ka shkruar, deklaroi Karrizi.
Romina frekuentonte rrethe shoqërore ku pihej vazhdimisht drogë. Kur Jelina ishte në Kolegj në Londër, më tha se kishte dalë shkëlqyer në një test pasi kishte pirë një cigare marijuan dhe kishte ndjerë shumë energji, tha Albano, i cili theksoi se ka mbetur i shokuar nga gjithë ajo baltë që Romina ka hedhur mbi figurën e tij.