Albano Carrisi, i ftuar special, "avokat" i femijeve te "Gjeniut"

Te gjithe talentet e "Gjeniut te vogel" qe zhvillohet cdo te shtune ne tv Klan, do te kene sonte nje shans qe rralle jepet ne jete: te kendojne me Albano Carrisin. Kantautori i njohur italian, i nderuar ne vendin tone me urdhrin "Nene Tereza" ndodhet ne Shqiperi per pjesememarrjen e tij te jashtezakonshme ne spektaklin e konceptuar ne norme konkursi "Gjeniu i vogel". Sipas skenaristit te ketij show, Pandi Laco, kjo e sotmja eshte nje mbremje e pergatitur posacerisht me dhe per Albanon, meqenese ai eshte i ftuari kyesor. "Pjesa kryesore e repertorit te kesaj nate do te jene sukeseset e repertorit te tij, qe shqiptaret i njohin, duke nisur nga kenga qe ka fituar cmimin e pare ne Sanremo "Ci sara", kenga qe ka fituar vendin e dyte ne Sanremo "Felicita", etj. Kenge te shumta nga repertori i tij do te interpretohen nga vete Albano, nga Albano ne duet me femijet e "Gjeniut", si dhe nga femijet te vetem", sqaroi per "KJ" Laco, duke shtuar se Albano e priti me mjaft kenaqesi ftesen nga tv Klan.
Sipas tij, per kete pjesemarrje nuk eshte se eshte mare spunto nga programi i ngjashem qe behet te Canale 5, "Io Canto", duke qene se ai ishte i ftuar atje. Albano tanime eshte nje mysafir i perhershem ne Shqiperi. Plus kesaj, ai eshte shume i impenjuar nga pikepamja sociale dhe ka krijuar disa fondacione me presidentin e Konfindustrias ne zonen e Pulias ne Itali, duke qene vazhdimisht i angazhuar ne ndihme te femijeve, etj. "Kjo e sotmja do te jete nje nate show, jo nje konkurs i mirefillte e gjeniut. Femijet do te vleresohen vetem nga opinione, por jo me pike qe vlejne per garen. Albano Carrizi do te jete me shume ne anen e femijeve dhe me shume kunder jurise. Ky eshte thelbi dhe celesi i kesaj nate, duke qene se ai do te jete avokati i femijeve", perfundoi Pandi Laco. Spektakli "Gjeniu i vogel", qe drejtohet nga moderatorja Suela Demiri, shfaqet cdo te shtune ne oren 20:15 ne televizionin Klan, me skenar nga Pandi Laco dhe regji te Bledar Lacos, nen udheheqjen artistike te Adi Hiles.
Albano Carrisi
Albano Carrisi, mit i muzikes italiane, lindi ne Celino San Marko te Italise. Carrisi ka nje karriere artistike prej 40 vitesh dhe pjesa me e madhe e kengeve eshte kompozuar nga vete ai. Kengetari italian eshte pjesemarres ne 11 edicione te Festivalit te Sanremos, duke fituar 1 here cmimin e pare, 1 here te dytin dhe 2 here cmimin e trete, ne kete festival.
Per karrieren e shkelqyeshme artistike, ai ka marre 26 disqe te arte, 8 disqe platini si dhe shume cmime te tjera. Nga viti 1997, Albano Carrisi eshte ambasador i OKB-se per luften kunder droges, ndersa dy vite me pas, ambasador i FAO-s.