E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda: Bojkoti i Kuvendit demton imazhin e Shqiperise

Europarlamentari socialist evropian, Hannes Svoboda shprehet se bojkoti i Parlamentit demton rende imazhin e Shqiperise para BE-se. Ne nje interviste per "BBC" ai eshte shprehur ne lidhje me kutite, se nese gjykata ka vendosur se nuk ka asgje per te korrigjuar, vendimi i saj duhet pranuar. Por nga ana tjeter Svoboda, ka bere thirrje per dialog politik, pasi cdo konflikt i brendshem demtojne procesin e integrimit. Njeheresh ai ka garantuar se liberalizimi i vizave do te behet ne mesin e ketij viti, ose maksimumi deri ne fund te vitit.
Shqiperia eshte perfshire ne nje krize te gjate politike. Opozita po bojkoton prej 6 muajsh Parlamentin. Si vleresohet kjo nga BE-ja? Si mund te zgjidhet kjo krize?
Ne radhe te pare dua te them qe ne jemi kunder bojkotit parlamentar. Deputetet jane zgjedhur qe te marrin pjese ne Parlament. Kete e kemi thene edhe kur partia e Berishes e bojkotoi Parlamentin. Kete e themi edhe tani. Se dyti, tani duhet te shikojme se si mund te bashkepunohet per te kapercyer kete bllokade. Ky eshte tani nje shans per kapercimin e krizes. Berisha dhe qeveria e tij duhet te bejne propozime per partine socialiste ne opozite dhe opozita duhet te mundohet qe te kthehet ne Parlament me nje strategji per te bere nje opozite te forte. Dhe roli i opozites eshte ne Parlament.
Por socialistet insistojne per hapjen e kutive. A eshte e mundur kjo? Si veprohet ne keto raste?
E mundur eshte gjithcka nese njeriu do, por ne qofte se gjykata ka vendosur se nuk ka dicka per t'u korrigjuar, atehere vendimi i saj duhet pranuar, megjithese njeriu nuk eshte i kenaqur. Sido qe te jete, grupet e medha duhet te shohin se si mund ta kapercejne kete krize. Kjo nuk mund te kaloje ne qofte se qeveria qendron vetem ne pozicionet e veta dhe opozita ne te sajat, por duhet te gjendet nje kompromis i perbashket.
Nje delegacion i Keshillit te Evropes pritet te shkoje me propozime konkrete me 22 shkurt ne Tirane. Pse Brukseli dhe Strasburgu kane heshtur deri tani dhe nuk ka reaguar, zoti Svoboda?
Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet e brendshme. Ne qofte se nje shtet nuk eshte ne gjendje t'i zgjidhe vete problemet e brendshme, ne nuk mund t'i zgjidhim ato nga jashte. Ne mund te japim udhezime, mund te kryejme bisedime me ta, gje qe e kemi bere shpesh, madje edhe une personalisht. Por ne fund te fundit eshte vete shteti, ai dhe po ashtu politikanet qe duhet t'i zgjidhin problemet. Sepse ne qofte se nje shtet nuk i zgjidh vete problemet, atehere kjo do te thote qe ky shtet nuk eshte pjekur akoma per t'u bere anetar i BE-se.
Duke pasur parasysh kete situate, sa ndikon kjo ne imazhin e Shqiperise, aq me shume qe ajo pret hapjen e bisedimeve per anetaresimin e saj ne BE?
Cdo konflikt i brendshem dhe sidomos bojkoti parlamentar, eshte nje demtim i imazhit te shtetit para BE-se. Kjo eshte me se e qarte. Vecanerisht ne nje kohe kur diskutohet per ceshtje te medha sic eshte liberalizimi i vizave, per bisedimet per anetaresimin ne BE. Eshte mire per nje vend qe per ceshtje te rendesishme te gjeje konsensus. Ka shume tema per konflikte, por per sa u perket ceshtjeve te rendesishme, duhet konsensus i grupeve te medha parlamentare.
Meqe ju e preket ceshtjen e vizave dhe dihet qe Shqiperia se bashku me Bosnjen, nuk perfituan vitin e kaluar nga liberalizimi i vizave, sikurse ndodhi me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Tani, duke pasur parasysh situaten politike ne Shqiperi, sa jane shanset qe ky vend ta arrije kete synim brenda ketij viti, sikurse edhe eshte premtuar ne Bruksel?
Une mendoj qe te dyja shtetet do ta arrijne qellimin per liberalizimin e vizave. Kjo pasi te jene permbushur disa kushte, duke filluar nga pasaportat deri tek marreveshja per pranimin e personave te debuar nga vendet e BE-se dhe te gjitha rregullat e tjera per te cilat duhet te biem dakord. Dhe sipas mendimit tim qe nga mesi i vitit ose, me e vona, ne fund te vitit, te dyja shtetet do te fitojne liberalizimin e vizave. Kjo eshte edhe deshira jone, e BE-se, ne qofte se keto dy vende realizojne kerkesat e BE-se per ligjet dhe qe ne mund te kemi garanci qe keto ligje do te vihen ne jete.
Aktualisht te gjitha vendet e Ballkanit ne pergjithesi ballafaqohen me korrupsion dhe kriminalitet. A ka BE-ja projekte konkrete qe t'u ndihmoje atyre per te luftuar keto fenomene?
Ne kemi nje sere programesh dhe nje program bashkepunimi. Por eshte e domosdoshme qe cdo shtet te luftoje jo vetem korrupsionin brenda tij, por te bashkepunoje edhe me vendet e tjera. Ne kemi pare qe kriminaliteti nuk ka fytyre etnike dhe ne raste te tilla kemi bashkepunim mes shqiptareve dhe serbeve, kosovareve dhe maqedonasve, etj. Keta njerez nuk njohin pengesa. Ne kerkojme qe te kete nje bashkepunim me shtetet per sa i perket ekstradimit te personave qe kryejne krime te renda. Duhet te kete njerez te cilet duhet te luftojne korrupsionin dhe keto njerez duhet te jene pa ndikim politik, duhet te jene te pavarur. Gjithashtu duhet te behet specializimi i gjyqtareve, specializimi i policeve. Po ashtu gjyqtareve dhe policeve duhet t'u krijohen kushte financiare qe ata te mos varen nga burime financiare ilegale. Ka disa pika qe shtetet mund t'i kishin bere, por nuk kane kurajen dhe vendosmerine per te vepruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›