E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja, Prespa park nderkufitar

Liqeni i Prespes do te kthehet ne nje park nderkufitar. Kjo do te realizohet mes tre shteteve, pikerisht Greqise, Maqedonise dhe Shqiperise. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Fatmir Mediu, se bashku me homologet e tij te rajonit, ministren greke, Konstantina Birbili, ministrin maqedonas, Nexhat Jakupi dhe Komisionerit Evropian z. Stavros Dimas nenshkruan marreveshjen mbi menaxhimin e ujerave te Prespes, per ta kthyer ate ne nje park nderkufitar. Mediu e quajti firmosjen e kesaj marreveshje nje detyrim te perbashket dhe rendesine e madhe te bashkepunimit, si nje pergjegjesi per zhvillimin e parkut nderkombetar te Prespes. Ne kete takim ishte i pranishem dhe komisioneri i BE per ceshtjet e mjedisit, i cili dha mbeshtetjen maksimale qe kjo marreveshje te marre frytet e saj sa me shpejt. "Nisma e 3 vendeve per hartimin e ketij dokumenti dhe vullneti i mire i tre kryeministrave ne takimin e meparshem, gjithashtu dhe implikimi ne BE i Maqedonise dhe Shqiperise, i jep kesaj marreveshjeje nje hapesire evropiane, qe rezultatet mos te jene me te kufizuara. Kjo eshte ne te njejten fryme me BE per mbrojtjen e mjedisit, faunes dhe flores", - u shpreh komisioneri i BE.
Ai sqaroi se objektivat kryesore per t'u realizuar, jane; ruajtja e ekosistemit te Prespes dhe vecanerisht fakti qe eshte parashikuar edhe pjesemarrja e paleve te ndryshme, shoqerite civile, pushteti qendror, pushteti lokal. Mundesite afatgjata per permiresimin e kushteve te ujerave te Prespes. Rendesia e ruajtjes se bimeve e kafsheve te ketij parku e shume te tjera te ndjekura nga vullneti i mire i te tera paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›