E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Pakt politik qe garanton reforma integruese

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur per nje pakt social dhe politik mes mazhorances dhe opozites, per te kaluar te gjitha reformat integruese. Nderkohe, teksa ka sulmuar Berishen, Meten, Nanon dhe Blushin, kreu i PSD nuk e ka falur me sa duket hedhjen poshte te Moisiut per nje mandat te dyte. Nga ana tjeter, ai ka saktesuar se protestat duhet te vijojne dhe se bojkoti i opozites ka arritur qellimin e saj.
Zoti Gjinushi, zgjidhja e krizes eshte ceshtja aktuale ne vendin tone. Shohim qe ka dy pale qe refuzojne te terhiqen nga qendrimi i tyre. Nese PS kerkon hapjen e kutive, PD eshte shprehur se kutite nuk hapen. Si e shikoni zgjidhjen e kesaj krize kur ka dy pale te cilet nuk terhiqen nga qendrimi i tyre?
Kriza per baze manipulimin e votes. Pra, zgjedhjet e 28 qershorit rezultuan perseri te deshtuara, ne kuptimin qe jane zgjedhjet me te keqija ne rajon, jo me ne Evrope dhe per pasoje jane zgjedhje qe nuk kapen standardet. Me gjithe perpjekjet e raportereve, vezhguesve, qe te gjejne nje formulim sa per te kaluar klasen, perseri nuk eshte gjetur konsensusi dhe pasur kuraje qe te thuhet se Shqiperia arriti standardet e Keshillit te Evropes. Po te hysh ne tekst, ne raport, qartazi thuhet se jane shkelur pese standarde te cituara dhe qe jane themelore: Eshte barazia e votes, e drejta e votes, liria e votes dhe fshehtesia e votes. Pra gjithcka, ato qe jane dhe parimet kryesore te Kushtetutes. Pervec kesaj, ne kushtet e ketij manipulimi, rezultati te deformuar, u be qe te fitoje pala qe s'e meriton, madje edhe kjo te kete nje fitore te dyshimte. Pra, nje fitore qe nuk bazohet vetem nga populli, pra ka humbur me vote populli, nje "fitore" qe s'jep 71, qe per te krijuar 71-shin i duhej edhe mercenari Meta. Cfare eshte me e keqja, ne keto rrethana, kjo shumice e rreme nuk pranoi qe te ushtronte te drejten e saj pakica, per rinumerimin e votes. Rrjedhimisht e tere kriza shqiptare eshte tek manipulimi i zgjedhjeve dhe rezistenca e Partise Demokratike per mos verifikim te ketij manipulimi, ose nepermjet nenit 138, pra e drejta e pakices per te verifikuar votat e dyshimta, cka do te ndryshonte rezultatin, ose permes nenit Kushtetutes, nenit 77, e drejta e pakices per te hetuar shkeljet e konstatuara ne zbatim te Kodit Zgjedhor. Rrjedhimisht une cuditem qe vazhdohet akoma me fjalet "dy palet", "nuk leshon asnjera pale", kur ketu ka vetem nje kerkese Kushtetuese, nje detyrim kushtetues. Kerkesa e opozites eshte tashme leshim, sepse te kerkosh te zbatohet Kushtetuta, nuk eshte kerkesa. Fatkeqesisht ne Shqiperi quhet kerkese, por do te thote qe kemi nje rezistence te dhunshme nga Partia Demokratike, qe ne menyre arbitrare s'do te jape nje te drejte Kushtetuese, qe ta ushtroje. Ndonese ka manipuluar voten, nuk pranon as te kontrollohet ky manipulim, i cili ose vertetohet, ose rrezohet nese eshte i paqene. Rrjedhimisht kemi nje pale qe eshte shume e qarte ne qendrimin e vet, pasi ka bere tolerancen maksimale. Kujtojme qe opozita ka hyre ne zgjedhje duke toleruar dhe duke leshuar, dhe leshimet kane ardhur nga shitja e bojkoteve dhe nuk kane pasur fajet e bera nga opozita, pasi opozita ka leshuar qe KRT-ne dhe KQZ-ne ne 2006, ka leshuar ne zgjedhjet lokale, u detyrua te hyje ne zgjedhje jashte standardeve, ka leshuar ne zgjedhjen e Presidentit konsensual, ashtu sic leshoi qe pranoi te hyje ne zgjedhje pa karta. Perfundimisht tani, pala qe eshte kunder bojkotit, apo ata jane kritizer ndaj opozites, pikerisht i bejne thirrje opozites te ule kurrizin dhe te pranoje manipulimin e zgjedhjeve, te ule kurrizin dhe te pranoje qe te mos zbatohet as neni 77 i Kushtetutes, sepse nuk do Sali Berisha. Pra konflikti edhe nje here i Partise Demokratike nuk eshte me opoziten, eshte me voten e popullit, pra eshte me te drejten baze te shqiptareve, e drejta per te votuar vetem nje here dhe ne menyre te lire, te barabarte dhe te fshehte, eshte ne konflikt me Kushtetuten e Shqiperise. Eshte bere tani bashke edhe Keshilli i Evropes dhe ne fund te fundit i kerkon kesaj qeverie, te zbatoje nenin 77 te Kushtetutes. Nese kete disa e quajne mbeshtetje per opoziten, sigurisht eshte mbeshtetje, pasi ndodhemi perballe nje shumice arbitrare, pasi ne fakt te njihet nje e drejte Kushtetuese nuk eshte ndonje perkrahje e madhe. Prandaj, tashme kemi Kushtetute kemi popull, kemi komunitet nderkombetar, perballe nje Sali Berishe qe historikisht, vecanerisht 4 vitet e fundit, ka vepruar ne kundershtim me reformat qe u jane dashur Shqiperise, ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise, ne kundershtim me interesat e vendit, duke i dhuruar ketij vendi qeverine me te korruptuar, qeverine me te paafte, qeverine me te papergjegjshme dhe me antireformiste ne tere rajonin.
Mund te kete nje vije te mesme per zgjidhjen e situates?
Vija e mesme eshte qe te pranojme manipulimin, qe te themi ne fund te fundit, se Sala keshtu e ka, sic e pranuam ne 1996 perkohesisht, sic u pranua manipulimi i 2007, sepse ne 2007 eshte thene cope qe nuk jane te standardeve, zgjedhjet. Jashte standardit do te thote te manipuluara per standardin evropian, per kriteret e tyre. Te pranojme qe te me parate e vjedhura per kater vjet, vidhet vota dhe me voten e vjedhur ri-vidhet perseri, dhe ja ku jemi. Veprimet e para qe ka bere kjo Qeveri kane qene mbyllja e Gerdecit, rehabilitimi i ministrave te korruptuar, mbyllja e Durres-Kukesit, bie edhe tuneli, mbyll dhe rrugen, bllokimi i 1 miliard eurove, mbyllja e ceshtjes se Fazllicit, permbytja e Shkodres. Dhe s'ka asgje, kjo duhet toleruar, Berisha keshtu e ka, ta shkeli edhe Kushtetuten, neni 77 eshte, por po nuk do Saliu, s'ke cfare i ben. Le te vazhdojme perpara deri sa ishalla e therret Zoti se s'paska gje tjeter. Kjo eshte vija e mesme.
PS ka nisur nje tur sqarues per arsyet e protestes, nga ana tjeter behet thirrje per dialog. A ka nje mosperputhje midis ketyre veprimeve?
Nuk ka, sepse ne fund te fundit jemi perpara nje qeverie mercenaresh, pasi 74 eshte bere duke blere deputete, pasi nuk mjaftoi blerja e votes dhe deformimi i votes, ndodhi fenomeni publik, shitja e mandateve. Ndonese votat u shiten lokalisht, ishin "reshje lokale", mandatet e Ilir Metes u shiten publikisht, ku LSI-ja pa iu dridhur qerpiku, te gjitheve atyre qe u kish kerkuar voten per te rrezuar Sali Berishen, per t'i shpetuar nga qeveria me e deshtuar, per te zbardhur krimin e Gerdecit, per te hequr qeverine qe i kishte shitur detin, qe i kishte shitur ARMO-n, qe i kishte shituar OSSH-ne per pese leke, e me radhe, kalojme ne te kundert, duke thene qe populli voton kot. Se nese ne kerkojme hapjen e kutive dhe eshte e domosdoshme, tashme e kerkon edhe Keshilli Evropes per te pare se si jane deformuar 50-100 mije vota, Iliri shiti 70 mije ne tregun e gjese se gjalle. Atehere, ne keto kushte, patjeter opozites i kish ngelur vetem nje rruge, rruga e protestes, rruga e bojkotit dhe ishin keto qe detyrojne me ne fund dhe komunitetin nderkombetar te pranoje qe ka krize, te pranoje qe ka manipulim zgjedhjeve. Sepse hetim zgjedhor nuk do te thote kontroll zgjedhor, hetimi behet kur ka shkelje, pra hetimi behet per te vertetuar shkeljet dhe shkaktaret e shkeljeve. Pra, pranohet qe zgjedhjet jane te dhunuara. Per pasoje protestat do te vazhdojne deri sa dialogu qe po perpiqet te vendoset, te jape zgjidhje. Dialogu nuk behet per muhabet, pra dialog nuk do te thote se po u arrit te ulet Rama-Berisha, apo dy palet ne tavoline, dhe u zgjidh kriza. Ulja ne tavoline eshte vetem fillimi i nje komunikimi, por ky komunikim nuk ka munguar as ne rruge mediatike, pra mund te mos takohesh dhe te zgjidhesh krizen, se bie dakord per kerkesat, mund te takohesh edhe te zihesh me keq. Ketu nuk ka asnje kontradikte, aq me teper pastaj qe ka shume pak gjasa qe hajduti te pranoje te nxjerre xhepat, sepse ne fakt ketu, qendrimi PD-se eshte shume i qarte, thote hajde me kontrollo, por jo xhepat ku kam futur votat e vjedhura, qe jane kutite e votimit.
Ka pasur nje kerkese nga LSI-ja per te qene ne tryeze, sebashku me PD dhe PS, pasi sipas saj eshte faktor ne jeten politike shqiptare. Si e konsideroni ju kete kerkese?
Eshte faktor i shitjes se votes. Ne fakt, faktori kryesor, definitiv i kesaj krize eshte LSI-ja. Sepse, me gjithe problemet qe pati perpara zgjedhjeve, me gjithe problemet qe mund te kete sistemi zgjedhor, me te gjithe problemet qe ka fakti qe manipulohen zgjedhjet, perseri ne fund te fundit, gurin e fundit per keq e levizi LSI-ja. Vota e 28 qershorit ishte vota me e mire e mundshme qe jepet per shqiptaret. E kam thene dhe e them, edhe ne rastin e nje fitoreje te se majtes, qe eshte ne kuti, qe do te dilte edhe me e thelle po te ndiqnim nje taktike tjeter, apo sistemi te ishte edhe me i pershtatshem, perseri impononte bashkeqeverisje te perkohshme. Me 73-74 apo 75 deputete, qofte edhe me vote te paster, eshte veshtire qe te qeveriset Shqiperia pas kater vjetesh kthim prapa.
...Cila do te ishte zgjidhja?
... Sepse ti sot je vendi me i korruptuar ne rajon, vendi i vetem qe nuk leviz pa viza ne rajon, ne rajon kuptohet qe konkurron me Malin e Zi, me Maqedonine, me Bosnjen, me Serbine. Je vendi me pak i lire ne rajon, te tere kane ecur perpara, ti ke mbetur me liri te kufizuar dhe je ne nje krize ekonomike. Pra dhe je vendi, per pasoje, me i prapambetur ne reforma edhe krahasuar me Bosnje-Hercegovinen. Aq reformuese eshte kjo qeveri e sotme sa qe perseri kerkon t'i rikthehet ligjit antigenocid, apo pastrimit, sic e quajne ata, qe eshte ligji me antikushtetues ne germa, ne shkronje, ne rreshta dhe mbi rreshta. Me demagogjik dhe qe eshte bere vetem per te goditur institucionet, saqe PD ka vendosur te hedhe ne Strasburg vete Strasburgun. Kjo pasi, Komisioni i Venecias e ka kundershtuar dhe Venecia dhe KE-ja jane ata qe kane kundershtuar me rezolute kete ligj, dhe jane po ata qe kane gjykaten e Strasburgut. Keshtu qe, keto kane vendosur qe Strasburgun ta cojne ne Strasburg. Pra, ne keto situata, shtuar krizen ekonomike, i duhej patjeter nje periudhe pakti social apo politik. Pakt per reformat, qe garanton jo me nje qeveri me 84, me 74, apo 72, por nje qeveri me 140 deputete ne shtet. Kjo garanton reforma te paanshme, garanton heqjen e vizave, kapjen e kesaj vonese, kjo garanton marrjen e statusit, kjo garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kushdo, sado miop te jete, mjafton t'i pyesesh per te kunderten. Mendojme qe bejme nje kompromis, deri edhe ne hapjen e kutive, sepse pa hapje kutish nuk ka absolutisht kompromis. Do te dale nga kutite qe vota eshte edhe me e deformuar. Atehere kush do te jete suksesi i qeverise se dyte "Berisha" mbi vote te vjedhur, tashme te vertetuar, me 74 deputete, per reforma, per luften ndaj korrupsionit dhe per zgjedhjet e radhes. Ka shqiptar qe te mendoje se Berisha ka hequr dore nga manipulimi i votes? Po te pyesesh nje te majte, do te thote iu thafshin duart. Po te pyesesh nje te djathte, do te thote i lumte dora, sa kemi ata fitojme edhe pa pasur mbeshtetjen ne shumice. A mund te mendoje njeri qe mund te luftohet korrupsioni me nje kompromis ku perseri vazhdon kjo qeveri. E pate takimin e dy diteve me pare, ku ministri me dosje te pagjykuar shkon e takon prokuroren e Pergjithshme dhe flasin per "Antimafian". Cfare eshte mafia? Mafia eshte kur ligjerohet korrupsioni ne nivelet me te larta. Mafia eshte kur organet e drejtesise, persona te caktuar nuk i prekin dot edhe kur faktet jane me kile, madje ne Shqiperi eshte kaluar edhe modeli mafioz, se te pakten atje u mbyll ceshtja per mungese provash. Kurse ketu mbyllet se u vonua zarfi, sepse akuza u njoftua me vonese, kete akuze qe e di gjithe Shqiperia. 300 milione euro dem ekonomik, pa harruar se cfare shtohet tani me renien e tunelit, te gjitha flene dhe ne flasim per korrupsionin e policeve, te mesuesve etj. Pra, kushdo e ka te qarte qe nje zgjidhje e "pjesshme" do te thote lenia e krizes ne vend, do te thote heqje zvarre. Zgjidhja me bazen e votes te 28 qershorit, qofte ate te lexuar, qofte ate qe do te lexohet pas hapjes, absolutisht eshte e vetmja mundesi qe Shqiperia te ece normalisht, si per integrimin edhe per zgjedhjet e radhes, te cilat pas nje vit e disa perkojne me lokalet, me nje gur vret 3-4 zogj.
Kryetari i PS ka kryer takime "koke me koke" me aleatet e tij. Ne keto takime eshte perforcuar qendrimi per vijimin e bojkotit edhe pas dates 4 mars?
Bojkoti nuk eshte nje veprim i gabuar, eshte i gabuar kur eshte i pajustifikuar. Pra, sigurisht i takon nje te treti te gjykoje per bojkote qe behen per kaprico, per bojkote qe kane efekte negative, per bojkote qe jane te domosdoshem. Pervoja e kater viteve ka treguar qe opozita nuk ka gabuar kur ka bere bojkot, por ka gabuar kur bojkoti eshte shitur ose eshte nderprere per presione qofte edhe te nderkombetareve, pa arritur te drejten e kerkuar. Eshte bojkotuar vendi ne 2006, per KKRT-ne dhe KQZ-ne, u arrit nje zgjidhje politike e pjesshme dhe e gabuar. Pasi u lane komisionet, institucionet e rendesishme te zhbalancuar dhe ju e pate se ku perfundoi KKRT-ja. E pate se ku perfunduan anetaret e KKRT-se dhe vete kryetarja e KKRT-se, nga e depolitizuar qe ishte, ne deputete te PD-se. Vajtem ne 2007, u bojkotuan zgjedhjet lokale, u bojkotuan zgjedhjet ne janar, per mungese standardesh, presion maksimal, i njejti refren, e ben Rama se ka hallin e vet, se nuk fiton Tiranen, se ka frike nga Tirana, por standardet arrihen. Filloi ta thote Meta kete, e thoshte Saliu, pastaj u bashkua edhe Blushi, cuditerisht se eshte i njejti triumvirat dhe gjeten edhe alibine kushtetuese, se ne 20 shkurt pushteti lokal nga zyra. Hyme ne zgjedhje me ne fund, me te shtyre, u arrit njefare marreveshje e pjesshme, pra bojkoti u sabotua se u arrit pjeserisht marreveshja, vetem per certifikatat zgjedhjet dolen jashte standardit. Kush humbi? Shqiperia. 20 shkurti rezultoi se ishte nje alibi, sepse asnje as ne 20 qershor qe mbaruan zgjedhjet, nuk doli njeri nga zyra. E them kete, se eshte njelloj si loje e 4 marsit, qe gjoja mbarojne mandatet e socialisteve. U bojkotua zgjedhja e Presidentit deri ne vendosjen si President konsensual, u detyrua PD te jepte konsensual nga ky bojkot, u shit nga brenda e majta dhe sigurisht humbi perseri Shqiperia balancimin politik. Ne vend qe te hiqnin Saliun dhe te mbanin Moisiun, e hoqen Moisiun dhe mbajten Saliun. Pra te besh zgjedhje dhe ne zgjedhje ne vend qe te korrigjosh pushtetet, t'i perkeqesosh, kete e ben vetem Shqiperia. Tani jemi tek e fundit, u luajt guri i fundit, sic tha edhe Rama, qe ne fund te fundit ne toleruam idene qe populli do te kuptoje dhe do te votoje per tolerantin, perballe te mbrapshtit. Por i mbrapshti nuk numeron voten. Pra, tani bojkoti perseri justifikoi veten, ishte i vetmi mjet qe kish ne dore opozita, ishte e detyruar sepse nuk mund te behej pale ne nje Parlament te deligjitimuar, qe nuk ngrihet mbi voten e lire dhe aq me teper qe, qe ne fillim nuk pranonte te jape as te drejten kushtetuese, per te kontrolluar legjitimitetin e tij. Eshte e drejte kushtetuese qe te kontrollosh legjitimitetin e ketij Kuvendi ne kete rast. Pra, ngritja e komisionit hetimor qe heton zgjedhjet. Atehere kur ai s'te jep as te drejtat baze dhe nuk pranon te vertetoje legjitimitetin e vet, sigurisht qe nuk mund te besh pale. Pra, per pasoje bojkoti do te vazhdoje deri ne kthimin e legjitimiteti. Legjitimiteti kthehet me hapjen e kutive.
Edhe pas 4 marsit?
Edhe pas, 4 marsi eshte 20 shkurti. Me 20 shkurt, sa veta dolen nga zyra, pyete nje cike Ilir Meten se pse u shkel afati Kushtetues me 20 shkurt, se zgjedhjet lokale mbaruan me 20 qershor. Pse s'i nxoren nga zyra, se keshtu tha Sali Berisha. Tani, ne 4 mars ky nxjerr socialistet, do t'u heq mandatin, nuk e bejne dot.
Deputeti i PS, Ben Blushi, themelues i LMN-se, deklaroi ne emision "Ora e Intervistes" se nga aleatet e PS-se ka nje skenar per djegien e mandateve, dergimin e vendit ne krize edhe me te thelle, per pasoje, permes rruges se protestave te rrezohet qeveria... A ekziston realisht nje skenar i tille?
Nje njeri qe eshte i mberthyer dhe tere karrieren e vet politike e ka ngritur mbi skenare kulisash, keshtu skenaresh do te ndertoje. Por, se pari, nuk ka djegie mandatesh sepse PS nuk ka refuzuar te beje betimin dhe berja e betimit nuk ka afat, e lexojme Kushtetuten, mbikushtetuten, nenkushtetuten, por me teper PS-ja kur t'i doje qejfi shkon e ben betimin se ne fund te fundit socialistet kane bojkotuar Kuvendin dhe jo mandatin. Mandatet perkundrazi, kerkojne t'iu shtohen, mandatet e paligjshme i ka PD dhe jo PS, ata i kane te paligjshme. Pra, per sa i takon betimit, betimi nuk con pushim mandati vetem ne rastin kur deputetet deklarojne vete se s'duan te bejne betimin, qe deklarojne vete qe heqin dore nga mandati. Mos berja e betimit dhe doreheqja jane e njejta gje, jane ekuivalente, nuk ka absolutisht asnje lloj doreheqje. Keshtu qe, ky skenar bie.
Nga interpretime te ndryshme qe i dhene Kushtetutes, vlefshmeria e mandatit eshte gjashte muaj...
Per sa i takon gjashtemuajshit. Gjashtemuajshi fillon pas betimit. Duhet te paraqitesh qe te numerohet se sa muaj ke munguar dhe pastaj socialistet kane nje mbrojtje te shkelqyer, kane precedentin Nano, qe ka munguar kater vjet dhe jo mandatin s'ia prekin, por as rrogen, kater vjet. Ashtu sic kane precedent PD-ne, kur une kam qene kryetar i Kuvendit, kur ka munguar me 7-8 muaj, por edhe si grup kane bojkotuar mbi 7 muaj. Prandaj, vetem nje injorant dhe sigurisht intrigant merret me kete lloj teze. E theksoj, eshte njelloj si loja e 20 shkurtit. Por, sigurisht LMN-ja, qe ndryshe quhen "Lojtaret e Mbetur te Nanos" me mbeturina do te merren, me keto lloj tezash, skenaresh idiote, jo qe thone se do te humbasin mandatet. Mandatet nuk humbasin, por zevendesohen. Kemi marre me te numeruar 30 mije vota, s'kemi asnje deputet, qe na takojne te pakten 3 dhe po perkrahim po njelloj kete rezistence, pavaresisht se jemi vete. Keshtu qe, nuk eshte ndonje qamet edhe po te ikte ndonje nga keta, pastrim do te ishte.
Po keta deputete, themelues te LMN-se, kane kritikuar aleatet se po vendosin per rrugen politike te PS. Si ju duken keto deklarata?
Kjo eshte shume e kollajte t'i pergjigjesh. Bojkoti e dha rezultatin e vet. E dha ne dy gjera. Se pari, u nderkombetarizua. Brenda vendit, ka perkrahjen jo te PS, por te shumices derrmuese pro PS-se. Mitingu i nentorit ishte me i madh se mitingu permbylles i zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne kushtet e nje trysnie qe ben pushteti, te mos harrojme qe Saliu ashtu sic con me liste mitingjet e veta, ashtu gjemon me lista qe te mos shkosh dhe te te heqin neser nga puna nese te shohin tek mitingjet e opozites. Kjo eshte fitore e pare. Te thuash levizje e gabuar per nje levizje qe e mbeshtet e gjithe partia dhe gjithe elektorati, ata qofshin. Po edhe i shitur po ishe dhe lojen e tjetrit te besh, kete s'mund ta thuash. S'mund te thuash deshtuan kur te perkrah shumica derrmuese e perkrahesve te tu, te majte dhe te djathte. Prandaj edhe ishte edhe me i madh mitingu kesaj radhe. E dyta, gjoja nuk perkrahnin nderkombetaret, kur moren vesh qe e gjithe Evropa njeheresh vendosi te perkrahe kerkesen per hetim te zgjedhjeve, renden ta fshinin kete kerkese, ky eshte veprim pastaj vertete me i uleti qe mund te ndodhe. Megjithate nuk arriten, ashtu sikurse nuk arriti as shoku Rusmali ne amendimet e veta, edhe nje qe mezi e kaloi, me voten e vet e kaloi. Por, perfundimisht bojkoti tregoi se s'ishte veprim i gabuar. Rezoluta e KE-se perfundimisht nuk denon bojkotin. Perkundrazi thote hetim zgjedhor dhe ndalje bojkoti. Une qesh kur thone se ja te dy paleve, njeres i kerkojne kete, tjetres i kerkojne kete. S'ke cfare i kerkon opozites, se opozita e kerkon vete, qe po u pranua hapja e kutive une s'bojkotoj me. Bojkoti eshte bere se s'pranohet hapja e kutive, pra s'ka nevoje ta kerkoje as Evropa, askurrkush. Pra, rezoluta ka kerkese vetem per qeverine, rezoluta njeh qe ka krize politike ne Shqiperi dhe cdo naiv e kupton qe kriza politike do zgjidhje politike, jo pazare dhe kompromise. Rezoluta ka edhe nje fraze te hidhur, eshte domethenese, qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe ka ngelur pa u kualifikuar ne liberalizimin e vizave. Kush eshte domethenia? Qe ka ngelur e fundit ne rajon. Qe atehere, shqiptareve u thote doni te mbani prape qeverine qe u le te fundit? Ju qofshi. Sepse ne Evrope edhe me vote te lire po te kesh dale, qofte edhe pas tre muajsh rezulton qe je i fundit, nderrohet shoferi, apo kali, deri edhe gomari. Keshtu qe, bojkoti qartazi tregoi qe ishte i vetmi mjet efikas per te nderkombetarizuar krizen, per te sensibilizuar, per t'i thene opinionit publik qe ne mandatet nuk i marrim per vete dhe ata qe i moren. Perkrahja qe i eshte dhene PS-se i eshte dhene pikerisht per kete, qe vertet ne na late ne rruge per te dyten here ngaqe bene pazar Nano-Meta, nga lojerat, hyjme tek gabime te tjera qe mund te kete bera e majta. Ngaqe lejonin dhe toleronin, apo nuk arrinin te kontrollonin vjedhjen e Saliut, por te pakten nuk bete kete qe, na i vodhi votat Saliu, por ne e morem mandatin tone, keshtu qe, ne shkojme marrim rrogen dhe ju rrini rrugeve. Prandaj u solidarizua shumica e popullsise me deputetet socialistet, se treguam per here te pare qe mendojne edhe per ata qe kane prapa, jo si LSI. Keshtu qe, sot absolutisht mund t'i pyesim palet antibojkot se cfare do te kishin fituar nga lufta ne parlament? Cila lufte eshte? Do te ishte trup me trup me Jozefinen dhe vote me vote. Si kuptohet kjo lufte qe do te shkoje ne Parlament dhe cfare do te kerkoje, te hapen kutite, eshte e drejte Kushtetuese, s'ta jap. Cfare do te bejne pastaj? Pastaj del e shkon ben romane, se kater vjet opozita eshte dhunuar. Beni nje bilanc, nuk i eshte respektuar asnje e drejte, pozita eshte per kontroll sepse gjithmone vendimet i merr shumica t'i kete ne kontroll. Nje interpelance eshte bere ne keto kater vjet. Jane kerkuar komisione hetimore per familjen, per pasurite, s'u dha. Per rrugen Durres-Kukes nuk u dha, per Telekomin u sabotua, per pergjimet u sabotua, kerkohet per kutite s'jepet, sa fillon legjislatura e re. U hoq vota e fshehte. Voten ne vendime te rendesishme. Vete votohet me dore te hapur, shkarkohet prokurori i Pergjithshem, as me sute, mocioni per Jozefinen, deri tek zgjedhja e Presidentit. Pra cilen te drejte arriti te mbroje opozita ne kater vjet me kete lloj shumice. Asnje! Prandaj, po s'u kuptua qe kriza eshte shume e thelle, ishte pikerisht kjo histori kater vjecare qe coi ne ate manipulim dhe nepermjet ketij manipulimi kerkojne te riprodhojne te njejten lloj qeverisje, atehere sigurisht qe s'eshte kuptuar asgje dhe tere e dine qe hyrja ne Parlament pa kushte do te ishte vetem nenshtrim i radhes, por qe nuk demton keta qe hyjne se ata e zgjidhin hallin e tyre, por braktis tere Shqiperine dhe vecanerisht te gjithe te majten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›