Mirush Kabashi interpreton per shqiptaret ne Toronto
Kesaj here aktori i mirenjohur Mirush Kabashi e vuri mjeshterine e tij te fjales artistike ne sherbim te misionit fisnik duke percjelle nga skena e City Playhouse Theatre ne Toronto mesazhe humanizmi dhe tolerance sociale. Perse kete tetor aktori zgjodhi per te interpretuar ne qytetin me te madh te Kanadase e nje nga qytetet me te medha te Amerikes se Veriut Cfare synonte ai me kete deklamim kur mes qindra roleve te repertorit te tij artistik zgjodhi per te luajtur ne skene per komunitetin shqiptar ketu pikerisht monodramen Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit Asgje nuk ishte e rastesishme komentuan mbas shfaqjes si aktori Kabashi ashtu dhe organizatori i ketij evenimenti Gjergj Rita te cilet kishin disa muaj qe pergatiteshin per kete pjese artistike. Me pervojen e gjate te regjisorit ne RTSH si dhe eksperiencen disavjecare ne Rogers Media Television Gjergj Rita kerkonte te sillte kesaj here per bashkatdhetaret jo vetem nje shfaqje artistike dinjitoze por nje mesazh sensibilizimi per komunitetin shqiptar ne Toronto qe bashkejeton mes dhjetera kulturave feve dhe kombesive te larmishme qe perfaqesojne komunitetet e tjera te cilat kane ardhur ne kete metropol edhe me pare se ne. Ai se bashku me aktorin paten intuiten qe tema e monodrames Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit ku personazhet kryesore Zoti Ibrahim dhe Moisiut njeri arab dhe tjetri hebre gjejne rrugen e miresise bashkekzistences dhe vellazerimit do te bente efektin e duhur ne publikun e Torontos. Tema e promovimit te bashkejeteses fetare ne kete pjese shkruar aq kuptueshem nga autori francez Eric-Emmanuel Schmitt si dhe perpjekjet e nje grupi te tere per ta sjelle ate ne skenat shqip duke filluar nga perkthyesi i pjeses Arben Leskaj regjisori dhe aktori Mirush Kabashi udheheqesi artistik Alfred Bualioti skenografi Hysni Loka etj perkonin me se miri me realitetin dhe kerkesat e spektatorit ne Toronto dhe mesazhet qe dilnin nga monodrama dhe interpretimi origjinal tingellonin teper aktuale. Shqiptaret qe tashme kane ndertuar jetesen e tyre prej vitesh ne kete metropol per shkak te origjines fetare te ndryshme jane tejet te ndjeshem kur flitet per kete gje dhe jane te vemendshem qe te vleresojne shkallen e integrimit te familjeve te tyre dhe mundesite qe i krijon shoqeria ketu. Monodrama Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit interpretimi me nota njerezore i Mirush Kabashit duartrokitjet e publikut te elektrizuar e te perlotur ne salle ishin shprehje e hapur e angazhimit te shoqerise shqiptare qe Toronto te mos e perjetoje kete deshtim por te ngreje urat e komunikimit humanitar mes komuniteteve perkatesive fetare dhe kulturave te ndryshme. Fjala artistike e Kabashit ku nepermjet personazhit te Moisiut i cili nderron emrin ne Muhamet si prove morale e perqafimit te fese tjeter te mikut te tij dhe te miresise qe ajo predikon erdhi ne vendin dhe kohen e duhur duke bere rezonance te plote me ate cfare publiku shqiptar ne Toronto ka perceptuar dhe mbeshtetur qysh prej fillimit. Shume prej tyre me diskutimet spontane fill pas shfaqjes e kthyen kete eveniment artistik pothuajse ne nje forum te hapur duke hedhur ide te qarta ne lidhje me procesin e bashkekzistences mes kulturave dhe feve te ndryshme ne Toronto si dhe te rolit qe ka komuniteti shqiptar ne kete proces. Gjate ketyre diskutimeve regjisori dhe aktori i monodrames Mirush Kabashi nuk beri vetem shpjegime per detaje te caktuara artistike te kesaj pjese por mori pjese aktive ne diskutim duke komentuar aprovuar dhe plotesuar mjaft nga idete e harmonise njerezore qe u hodhen aty. Aktori dhe organizatori po mendojne per projekte te tilla edhe per te ardhmen.