Muzeu Historik i Fierit
Fondi i antikuareve te Muzeut Historik te Fierit kerkon restaurim te menjehershem. Apeli i specialistit Nuri Plaku vjen per te disaten here. Librat me i vjetri prej tyre i perket vitit 1831 por edhe objekte te ndryshme me mjaft vlere per historine e zones jane ne rrezik. Sipas specialistit nderhyrja per ruajtjen e antikuareve eshte harruar si proces nderkohe qe e menjehershme eshte nderhyrja me investime ne godinen e muzeut
Per here te fundit godina e Muzeut Historik te Fierit eshte restauruar ne vitin 1979. Kane kaluar plot 31 vjet qe atehere. Me vitet degradimi i godines sa vjen e rendohet. Lageshtira suvaja e mureve e rrezuar catia e prishur jane vetem disa prej problemeve te muzeut te Fierit thene ndryshe problemet e dukshme te tij. Por ka me shume akoma. Objektet ato me rendesishmet se nje godine jane te rrezikuara. Jane antikuare me vlere te rendesishme jo vetem per zonen por edhe vendin e me tej edhe per rajonin. Librat me i vjetri prej te cileve i perket vitit 1831 por edhe objekte te tjera mesjetare jane demtuar e kerkojne restaurim te menjehershem. Sipas specialistit te muzeut Nuri Plaku nderhyrja per ruajtjen e antikuareve eshte harruar si proces nderkohe qe e menjehershme eshte nderhyrja me investime ne godinen e muzeut. Muzeu sot paraqet kushte kritike per nga pikepamja infrastrukturore. Shume objekte me vlere rrezikojne demtimin edhe si shkak i mungeses se kushteve te ambientit. Ne kemi kerkuar shpesh here qe te investohet per godinen ne radhe te pare por deri me tani vetem premtime. Tavani i katit te dyte eshte ne prag te rrezimit. Duhet menduar menjehere per izolimin e tij. Mund te shembet ne cdo moment shprehet specialisti i cili edhe me pare ka bere apel per kushtet e mjerueshme ne te cilat gjendet Muzeu i Fierit. Plaku thote se ne muze gjenden objekte me vlere qe mbajne te dhena autentike e vlera te medha historike e qe per fat te keq sot po perballen me rrezikun e shkaterrimit. Indiferenca po na con dalengadale drejt erresimit te fakteve historike te kultures dhe identitetit tone shton me tej ai. Edhe me pare Nuri Plaku ka thene se per nga fondet qe ekzistojne dhe zhvillimin qe ka pasur qyteti i Fierit kerkohet nje muze i permasave me te medha. Ai sugjeron edhe hapjen e nje muzeu ne natyre si dheprezantimin e vlerave historike te treves se Myzeqeseedhe ne ambiente te tjera.
Librat objektet me te rrezikuara te muzeut jane kryesisht fetare qe u perkasin besimeve te ndryshme. Me te shumtit i perkasin besimit ortodoks. Ne disa prej tyre ndodhen edhe mjaft shenime ne gjuhen shqipe. Po keshtu mes librave te vendosur ne fondin e antikuareve gjenden edhe ata qe kane te bejne me regjistrimin e popullsise se treves se Myzeqese.
Specialisti Nuri Plaku shpjegon se librat e pare dhe me te vjetrit jane ne gjuhen greke. Ato jane psalme te ndryshme dhe me nje natyre fetare. Por une shpreh mendimin se pavaresisht ketyre librave dhe vjetersise se tyre ka edhe mjaft objekte te tjera qe futen ne fondin e antikuareve dhe qe kerkojne mirembajtje te menjehershme vijon me tej specialisti. Nderkaq ai shton se edhe nje liber tjeter me vlere dhe me domosdoshmeri ne mirembajtje eshte Dodona pellazgjishte me autor studiuesin Perikli Ikonomin. Ky liber ka pesuar demtime si shkak i kushteve atmosferike qe pasqyrohen lehtesisht ne godinen e muzeut te Fierit i cili perballet me rrezikun e shembjes. Nje tjeter problem qe u shtohet kushteve te keqija ne te cilat gjenden keta libra eshte edhe mungesa e stendave ekspozuese. Te vendosura aty-ketu kjo nuk eshte vecse nje rendese e gjendjes se tyre.
Me tej Nuri Plaku tregon se edhe fondi i armeve te zjarrit qe i perkasin periudhes se Mesjetes eshte ne po te njejten gjendje. Edhe ato kerkojne mirembajtje e restaurim. Armet dhe materialet perberese te tyre prej vitesh kane shfaqur shenjat e dekompozimit si shkak i mosruajtjes ne kushtet e domosdoshme. Gjithashtu objekte te tjera qe kerkojne restaurim urgjent jane pushket dhe koburet e strallit. Nuri Plaku shpjegon se keto objekte ne rrezik jane krijime te zejtareve te ndryshem te cilet vinin prej qendrave te njohura ne kete fushe. Ai shton se keto zeje te cilat kane ardhur deri ne ditet tona e ruhen ende ne Muzeun e Fierit vijne nga Berati Elbasani Prizreni etj. Me se shumti behet fjale per objekte dekorative te cilat kane qene prone e myzeqareve te pasur te kohes. Kane qene kryesisht bejleret ata qe kishin ne pronesi te tilla objekte te cilat u kane mbijetuar viteve e kane mberritur deri te ne. Ne Muzeun e Fierit ka nje regjister te plote per antikuaret dhe objektet e ndryshme qe gjenden aty qofshin te ekspozuara apo jo. Ajo qe kerkohet me qellim ruajtjen e renditjes se regjistrit eshte investimi i menjehershem. Kambana e alarmit per gjendjen ne te cilen ndodhet Muzeu Historik i Fierit per nderhyrje ne godine dhe ne objekte eshte dhene edhe me pare por asnjehere pushteti vendor bashkia prej se ciles ky muze varet nuk eshte shqetesuar per te realizuar investime. Shpesh faji u eshte hedhur perplasjeve politike qe pasqyrohen ne keshillin bashkiak dhe ne projektet qe duhet te permbushe administrata e bashkise. Por per keto perplasje per interesa te ngushta pak i duhen historise. Ajo qe ka rendesi eshte qe dikush te mendoje per ruajtjen e saj.
Nje historik i muzeutPerpjekjet e para per ngritjen e nje muzeu ne Fier lidhen me arkeologun e njohur Leon Rei ne vitin 1936. Ky muze do te ishte i karakterit arkeologjik me objektet e zbuluara gjate germimeve ne qytetin antik te Apolonise por nuk u realizua. Ngritja e muzeut u be realitet vetem pas clirimit. Si hap i pare sherbeu nje ekspozite per faunen dhe floren e rrethit si dhe nje ekspozite e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare me fotografi dokumente kujtime objekte deshmoresh etj. qe u ekspozuan ne nje mjedis prej dy dhomash ne nje godine prane ish-turizmit. Ne vitin 1951 muzeu u transferua ne lagjen Liri ne nje mjedis prej tri dhomash nga te cilat njera dhome ishte per LANC njera per etnografine tjetra per faunen dhe floren dhe korridori per objektet arkeologjike. Nje zhvendosje e dyte u krye ne vitin 1953 ku muzeu u vendos ne nje godine dykateshe sot lagjja Apolonia.
Qe nga 18 korriku i vitit 1978 muzeu historik u vendos ne ndertesen dykateshe qe eshte edhe sot ne lagjen Kastriot. Per ngritjen e tij punuan profesor Neritan Ceka Myzafer Korkuti arkeolog prof. Paskal Milo historian dr. Iljaz Gogaj historian Kleanthi Dedej studiues piktori Vilson Kilica arkitekti Mauricio Bega etj. Ne perberje te tij muzeu ka pavijonin e arkeologjise ku mbi 70 jane objekte origjinale pavijonin para dhe pas shpalljes se pavaresise deri ne vitin 1939 dhe eksponatin etnografik ku paraqiten veshjet e treves dhe objekte te perdorimit te perditshem prej balte hekuri xunkthi druri etj. Ka nje fond te pasur arkivor ne kujtime ngjarje e data historike per LANC studime historike objekte te deshmoreve dhe heronjve veteraneve arme mesjetare te Rilindjes te Luftes se Pare e te Dyte Boterore si dhe nje fototeke e filmoteke te pasur.