Albert Brojka flet se si e njeh Berishën, Topallin, Topin dhe Selamin

-Keni deklaruar riaktivizimin tuaj politik në PD. Pse ky vendim dhe pse në këtë kohë?
Abert Brojka: “Unë këtë do e lidh me ecurinë time politike personale. Kam rreth tetë vjet që jam shkëputur nga politika aktive e Partisë Demokratike. Arsyeja kryesore ishin ngjarjet që ndodhën pas vitit 1997. Duhet të kujtoj krizën që kaloi vendi në vitin 1997, vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998, zhvillimin e zgjedhjeve, lëkundjen e shtetit shqiptar, më pas në 1999-ën ishte kriza kosovare, ku gati 130 mijë kosovarë u strehuan vetëm në Tiranë etj. Dua të them që në vitin 2000 unë dorëzova mandatin dhe ka qenë një jetë shumë aktive, ku ndjeva përgjegjësitë e mia gjatë kësaj kohe. Partia Demokratike e la pushtetin në vitin 1997 dhe ndenji gati tetë vite në opozitë. Unë ndjeva përgjegjësinë time, isha një ndër drejtuesit e PD-së. Dhe përgjegjësia e PD-së për ngjarjet e 1997-ës dhe për atë që ndodhi më mbrapa nuk mund të përjashtohet. Nuk mund të përjashtohet as prej meje. Kjo ishte arsyeja që unë u tërhoqa nga politika, sepse ndjeja përgjegjësi. Kisha nevojë për një pauzë që të reflektoja. Ndoshta edhe drejtues të tjerë të PD-së duhet të kishin bërë të njëjtën gjë, për të treguar përgjegjësinë që ata ndjenin në ngjarjet e 97-ës dhe më pas. Arsyeja e dytë ishte se edhe e ndjeja veten të konsumuar në njëfarë mase, sepse kisha një periudhë aktive nga viti 1993 deri në vitin 2000 në poste të ndryshme si ministër, zëvendësministër në qeveri, deputet në parlament, kryetar në parti dhe në bashki etj. Pastaj të konsumon edhe vetë jeta aktive politike”.
-Pse riktheheni tani, për të marrë një copë nga “torta” e pushtetit të Partisë Demokratike?
“Edhe të tjerët ma kanë bërë një pyetje të tillë, duke menduar se mund të perceptohet që kthimi është bërë sepse janë zgjedhjet në PD dhe ndoshta po afrohet koha për të kandiduar. Absolutisht. Deklaroj se nuk kam ndërmend të kandidoj për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës. Kam ndërmend të jem aktiv në PD-në e Tiranës, duke filluar që nga seksionet si anëtar i thjeshtë. Më vonë mbase mund të bëhem pjesë e kandidimit, por jo në nivelin e kryetarit. Mendoj se ka fusha ku unë mund të kontribuoj, p.sh. në kuadrin e politikave që ndërton PD-ja me Komitetin e Orientimit të Politikave, që ka tashmë dhe që mendoj se duhet rinovuar. Unë mund të kontribuoj si specialist, më shumë sesa si partiak. Do të kisha dëshirë që të isha aktiv dhe të paktën të isha në forumet drejtuese të PD-së së Tiranës dhe të kontribuoja në kryesinë e PD-së së Tiranës, sidomos në opozitën që mund t’i bëj bashkisë së kryeqytetit. Ky është maksimumi i asaj që unë pretendoj aktualisht dhe jo më tepër. Pastaj varet nga elektorati i PD-së, në qoftë se do të më japë kontributet, por unë kaq i kam pretendimet”.
-Si e shihni PD-në nga ajo e tetë viteve më parë?
“Mendoj se ka ndryshime. Partia Demokratike ka nevojë për më shumë liberalizëm, për më shumë demokraci dhe liri. Ka nevojë për mendimin ndryshe, ka nevojë për alternativë ndryshe. Kam shprehur mendimin se mund të ketë grupe të organizuar brenda Partisë Demokratike, që mendojnë ndryshe dhe që mund të mbështeten nëpërmjet statutit”.
-E keni fjalën për lejimin e fraksioneve brenda PD-së?
“Edhe për fraksionet. Dikur kam qenë edhe për fraksionet. Jo thjesht për atë mendimin e ngurtë të fraksionit, sesa mund të ketë mendime kundër të organizuara. Duhet që mendimet e të gjitha palëve të hidhen në votë, mundësisht të fshehtë dhe të fitojë alternativa më e mirë. Zërin ndryshe, alternativën ndryshe dhe grupimin ndryshe unë e quaj pozitive për një parti”.
-Po ju, tek cila pjesë e PD-së do të bëni pjesë, tek “kritikët” apo tek “ushtarët”?
“Do të isha kundër asaj për t’u kthyer në parti për të qenë ushtar. Do të them mendimin tim lirshëm, ashtu siç e mendoj, edhe sikur të më rrezikohet posti apo pozita ime, në rast se do të kem diçka të tillë. Do të kërkoj që të respektohet mendimi apo alternativa. Do të isha kundër idesë jo vetëm për mua, por edhe për të tjerë, që të futesh në politikë për të qenë një ushtar i bindur për të zbatuar vetëm atë që thotë partia. Duhet të jesh vetvetja. Duhet që alternativën apo mendimin ta thuash dhe ta mbështetësh me argumente. Por nëse do të thuash gjëra shabllone, pa argumente mbrapa, kot i ke hyrë politikës”.
-Si e mbani mend Berishën në kohën kur ishte president dhe si kanë qenë marrëdhëniet tuaja atëherë?
“Unë, personalisht, marrëdhëniet i kam pasur jashtëzakonisht korrekte dhe të mira. Mua më është lejuar nga zoti Berisha që të punoj dhe ta ushtroja mandatin tim. Nuk e kam pasur presionin dhe ndërhyrjen. Edhe nga Berisha, edhe nga PD-ja më është respektuar ajo votë që më kanë dhënë qytetarët. Mund të them që në njëfarë mase kam qenë i privilegjuar kur kam qenë kryetar bashkie. Ka arritur deri aty, sa zoti Berisha ka deklaruar që kam mandat të plotë për të p&eum