Një faqe online nderohet me çmimin Pulitzer
Për herë të parë në gazetarinë ndërkombëtare, një faqe online ka marrë çmimin prestigjioz Pulitzer, çmim i themeluar që në vitin 1917.
Bëhet fjalë për faqen amerikane online “Propublica”, e themeluar tre vjet më parë nga një grup gazetarësh. Çmimi kësaj faqeje i është dhënë për një shkrim hulumtues në New Orleans, gjatë uraganit Katrina që goditi SHBA-në.
Gazetarët e kësaj faqeje kanë shkruar për situatën në spitalet e kësaj zone.
Sipas shkrimit, shumë persona kishin vdekur gjatë fatkeqësisë natyrore, ndërkohë që nuk kishin marrë mjekimet e duhura nga mjekët amerikanë. Madje, disa pacientëve iu është bërë mbidozë morfine, duke iu shkaktuar edhe vdekjen.
Gazeta shkruan se mjekët amerikanë kishin injoruar ngjarjen. Lajmi u përhap edhe në media të tjera amerikane, çka detyroi autoritetet që të merrnin masa ndaj mjekëve. Shkrimi hodhi dritë mbi shfrytëzimin dhe dhunimin e më të dobëtëve.
Faqja e internetit “Propublicka”, udhëhiqet nga ish-drejtori Wall Street Journal, Paul Steiger, dhe i financuar nga milionerët filantropëve të Kalifornisë, Herbert e Marion Sandler.
Në çmimet e këtij viti, Washington Post, ka marrë 4 të tillë, mes të cilave për korrespondencën për luftën në Irak. New York Times mori tre çmime, njërin për një hetim mbi mishin e kontaminuar me autor Moss, dhe tjetrin për rreziqet që shkakton përdorimi i celularit teksa je në timon.