Ekspozohet arkivoli i Kaczynskit
Varrimi i presidentit polak Lech Kaczynski do të bëhet ditën e dielë. Kaczynski do të varroset së bashku me gruan e tij Maria shumë të popullarizuar tek populli polak.
Në kryeqytetin polak njerëzit kanë mundësinë që qe nga dita e djeshme që të vizitojnë dhe t'i japin nderimet e fundit presidentit Lech Kaczynski dhe gruas së tij Maria të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident ajror në qytetin Smolensk, në Rusi.
Ndërkohë që arkivoli i presidentit është sjellë të dielën pasdite në kishën e pallatit presidencial në Varshavë, dje në Varshavë arriti edhe kufoma e bashkëshortes së Kaczynskit.
Nga e shtuna, mijëra polakë janë mbledhur para pallatit presidencial për të shfaqur pikëllimin e tyre. Dje në një seancë përkujtimore edhe dy dhomat e parlamentit polak, Sejmi dhe Senati.
Ndërkohë nuk kanë të ndalur spekulimet se mos ka qenë vetë Kaczynski ai që ka urdhëruar uljen e e rrezikshme të avionit në Smolensk të Rusisë, përkundër mjegullës së dendur.
Në anën tjetër, Ministrja e Shëndetësisë e Rusisë, Tatjana Golikova, tha se pothuajse gjysma e 96 trupave të pajetë nga rrëzimi i aeroplanit presidencial polak, janë identifikuar.
Në ceremoninë mortore të presidentit polak, Lech Kaczynski, të dielën e ardhshme mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Barak Obama.
Lajmi bëhet i ditur nga shtypi polak, i cili citon një deklaratë të djeshme të Ministrit të Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski dhe të ambasadës së SHBA-së në kryeqytet. Por gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që nga SHBA të vijë zëvendëspresidenti Joe Biden.
Ndërkohë, pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit e kanë konfirmuar presidenti rus Dmitri Medvedev, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe presidenti gjerman Horst Koehler, i cili do të shoqërohet nga kancelarja Angela Merkel.
Në ceremoninë mortore pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso.