E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albert Verria i rikthehet skenës

VLORë- Aktori dhe regjizori i mirënjohur Albert Verria pas një pauze shumë të gjatë në skenën shqiptare rikthehet në skenë me veprën “Mashtruesi Cece”, premiera e të cilit do të jetë ditën e shtunë të teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës.

Sipas Verrisë, aktorët e përzgjedhur për këtë shfaqje janë Jorgaq Tushe, Ilirian Ali, Parodisti, Afrim Agalliu si dhe Ivana Metaj. Ai shton se në këtë shfaqje do të mbizotrojnë jo vetëm notat e humorit por edhe nota muzikore nga këngëtarë dhe kompozitorë italian, të cilat i janë përshtatur më së miri kësaj shfaqie.

Për sa i përket shkrimtarit, regjizori ka cituar një shprehje të regjizorit të njohur italian me origjinë Arbëreshe, Antonio Gramshi i cili thotë, “Pjesët e Pirandellos janë bomba dore që shpërthejnë në mendjen e spektatorëve dhe shkaktojnë përmbysje ndjenjash dhe mendimesh”. Regjizori i cili është bërë i njohur me një nga filmat më të suksesshëm shqiptar “Kapedani”, i mungonte skenës shqiptare që prej një kohe të gjatë. Për këtë rikthim ai ka falenderuar Bashkinë e Vlorës si dhe drejtuesit e kinoteatrit “Petro Marko”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›