E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina “motor”

Banka Botërore ka deklaruar se Kina ka mundësuar rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve në zhvillim në Azinë Lindore.

Por, BB thekson se është akoma shumë herët për t'i dhënë fund masave të ndërmarra për rritjen ekonomike gjatë krizës ndërkombëtare.

''Zhvillimi i Azisë do të kryesojë ekonominë botërore këtë vit'', shtoi instituti në raportin gjashtëmujor për Azinë Lindore dhe Paqësorin.

“Kryesisht, në sajë të Kinës, prodhimi rajonal, eksportet dhe puna kanë rifituar nivelet e tyre para krizës. Por mund të jetë e parakohshme në këtë fazë për të hequr masat për rimëkëmbjen fiskale në shumë vende sepse investimet private duhet të punojnë akoma për rritjen ekonomike dhe të varfrit vazhdojnë të vuajnë'', konfirmoi Banka Botërore.

Sipas Bankës Botërore, vendet në zhvillim të Azisë Lindore kanë njohur një rritje ekonomike me 8,7 për qind në 2010, nga 7,8 që ishte parashikuar në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›