Përkujtohet heroi Ded Gjo Luli
MALëSI E MADHE- U kremtua në fshatin Deçiç të Malësisë së Madhe, 99 vjetori i ngritjes së flamurit kombëtar në këtë krahinë nga luftëtarët e udhëhequr nga Ded Gjo Luli, gjatë luftës me ushtrinë otomane. Në kujtim të heroit të luftëtarëve të tjerë të kësaj zone, është krijuar dhe shtëpia muze e Ded Gjo Lulit, ndërsa në përvjetorin e këtij viti muzeu u pasurua me fotografi të pa ekspozuara ndonjëherë dhe materiale të tjera me një pjesëmarrje të madhe nga malësoret e Hotit.
Për të pranishmit u dha dhe një koncert me këngëtarë nga Tuzi i Malit të Zi, nga Malësia e Madhe dhe nga Kosova. Aktiviteti u organizua nga shoqata e Dede Gjo Lulit dhe Unioni Artistik i Kombit. në këtë festë merrnin pjesë edhe ministri i pakicave kombëtare të Malit të Zi, Ferat Dini dhe ambasadori shqiptar në Mal të Zi, Tonin Beci.
(m.a/News24/BalkanWeb)