E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë të Rihterit ka goditur dje ishullin Sumatra në Indonezi, duke provokuar panik dhe alarm për cunami, por pa shkaktuar me këtë rast dëme të mëdha.

Tërmeti goditi provincën e Acehut, në pjesën veriore të Sumatras, rajon ku i cili u shkatërrua nga cunami në vitin 2004.

Së paku 17 persona janë lënduar, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, pas shembjes së shtëpive në afërsi të epiqendrës së tërmetit në Sinaban, në brigjet veriperëndimore të Sumatras.

Shumë banorë u arratisën nga shtëpitë e tyre dhe kërkuan strehim në brendi të ishullit, për shkak të frikës nga valët shkatërrimtare, por alarmi për cunami, i lëshuar nga qeveria e Indonezisë, u tërhoq dy orë më vonë.

Sipas Agjencisë Gjeologjike të SHBA-së, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 46 kilometra. Gjeologët indonezianë theksuan se epiqendra ka qenë rreth 60 km në juglindje të Sinabangut.

Banorët e Acehut ende janë të traumatizuar nga kujtimi për ngjarjet që ndodhën më 26 dhjetor të vitit 2004, kur Sumatra u godit nga cunami, pas tërmetit me fuqi prej 9.3 shkallë të Rihterit.

Indonezia ishte vendi më i goditur, pasi që humbën jetën 168 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›