Albert Verria vjen me Rrefim paradoksal

Promovohet libri “Rrëfim paradoksal”me autor Artistin e Popullit , Albert Verria. Një roman biografik, ku gërshetohen mbi 140 personazhe, qe ka interpretuar Verria gjate jetës së vet artistike në skenë dhe ekran, në një bashkëbisedim të shtirë në kohë dhe hapësirë. Artisti përmes kësaj vepra ka një gjetje të veçantë pasi libri është shkruar në dualizëm mes hipnosit dhe tij , ku betejën e fiton suksesi i artistit.
Profesor Josif Papajorgji thotë se ky libër është një risi dhe evokimi i antikitetit
Portreti dramatik alegorik e komik, i këtij artisti të shquar, shprehet edhe ne një aspekt tjetër te qytetarisë shqiptare, i ngulitur thelle ne kujtesën njerëzore, ai njihet e thirret nga te gjithë here si xha Sulo, Selli Lili, Kaporal Pelegrini, Nuri Beu, Kopi, e mjaft te tjerë, ku veset,mburrjet, hiletë, dredhitë, pabesitë, shtimet apo poshtërsitë, bëhen objekt qeshjeje e përqeshjeje e grotesku, duke përcjelle një bote te thelle psikologjike dhe estetike. Duke shfletuar faqet e këtij libri “Rrëfim paradoksal”, Albert Verria na shfaqet aktor me talent te rralle, por edhe prozator magjepsës, ku narracioni i tij, zbulon përpara lexuesit nje bote te panjohur, nga vatra familjare mbushur romantizëm, ne udhët e jetës e pasionit e deri ne skenat e teatrit e te kinematografisë.
Rrëfim paradoksal është një testament brilant që Albert Verria u le brezave, si një dëshmi e madhështisë se tij aktoreske.