100 vjetori BSH cel ekspoziten me monedha dhe kartemonedha
Në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë është çelur ekspozita me monedha dhe kartëmonedha shqiptare. Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në fjalën e tij e ka cilësuar Bankën Qendrore shqiptare si gurin e themelit të shtetit shqiptar. Duke theksuar rëndësinë e saj në këto 100 vite, Fullani u ndal veçanërisht në 20 vitet e fundit, të cilat sipas tij treguan rëndësinë e reformave strukturore duke e mbrojtur atë nga kriza.
“Këta 20 vite treguan rëndësinë e reformave strukturore duke e bërë atë kompetitive dhe duke e mbrojtur nga kriza”- u shpreh Fullani, i cili shtoi se është krenari që Banka e Shqipërisë t’i kushtojë rëndësi të veçantë monedhës sonë kombëtare.
Sipas tij historia e monedhës shqiptare është e lashtë sa bota, por mesazhi që kërkon të transmetojë kjo ekspozitë është historia e lidhur ngushtë me kontinentin e vjetër, ndërsa shtoi se rruga jonë me lekun është akoma e gjatë.
“Euro ka akoma rrugë të gjatë për të bërë. Kështu që rruga jote e vetme është akoma e gjatë, por ajo që karakterizon vlerën e saj është fuqia blerëse e saj”- theksoi guvernatori i BSH-së.
Ai informoi se Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një seri monedhës vendase, e cila u publikua sot, ndërkohë që ftoi të gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë ekspozitë.
E pranishmë në çeljen e kësaj ekspozite ishte edhe Kryeparlamentarja Topalli, e cila theksoi se monedhat në vite tregojnë rrugën e Shqipërisë, ndërsa banka e shtetit është shtyllë për vendin.