E bija e Timoshenkos falenderon kryeministrin Berisha
"Falenderoj nga zemra Sali Berishën dhe gjithë shqiptarët që angazhohen në lirimin e nënës sime nga burgu, sespe njeriu ka një jetë dhe një nënë dhe jo dy jetëra e as dy nëna. Unë edhe sikur të mos isha e bija e Timoshenkos, ngjashëm do të vrapoja për lirimin e cdo gruaje e akuzuar, dënuar, burgosur padrejtësisht sespe cdo grua është nënë e dikujt…”. Janë këto fjalët e cituara nga e bija e ish –kryeministres së Ukrainës Yulia Timoshenko drejtuar kryeministrit të vendit zotit Sali Berisha. Në një intervistë për Presheva Jonë, Eugenija Timoshenko denoncon dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj në burg. "Nëna ime po trajtohet keq, sikur dikur kosovarët ne burgjet serbe. Bota, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thonë stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë” shprehet ajo.
30-vjecarja, juriste e angazhuar në fushatën për lirimin e së ëmës së saj nga burgu, e cila aktualisht gjendet e shtrirë në qeli as e gjallë e as e vdekur, përballë vujatjve dhe persekutimeve të regjimit të presidentit pro rusë Janukovic, e dënuar me shtatë vjet heqje lirie falenderon shqiptarët dhe vecanërisht kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen.
E bija e ish-kryeministres së Ukrainës, denoncon se nëna e saj është viktimë e hakmarrjes politike të regjimit të presidentit Janukovic, ndërkohë i bën apel komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndalur regjimin diktatorial të presidentit të Ukrainës.
"Nëna ime është viktimë e hakmarrjes politike. Prandaj, apeloj në OKB, tek organizatat joqeveritare dhe mbarë komuniteti ndërkobëtar të bëjnë c'mos për ta nxjerrë nënën time nga burgu i diktorit Janukovic. Mediat të cilat aktualisht gjenden nën kontrollin e presidentit pro rusë në Ukrainë, janë nën censurë dhe nën konrollin e tij. Prandaj do të kërkoja dhe sygjeroja që mediat perëndimore, si zëdhënëse e fjalës së lirë dhe demkoracisë të mos bine nën ndikimin e propagandës të disa mediave ukrainase të cilat janë manipuluara nga qeveria e presidenti Janukovic",- deklaron 30-vjecarja.
Gjykata Supreme e Ukrainës ka refuzuar apelin e ish-kryeministres Julia Timoshenko kundër dënimit shtatëvjecar me burg nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Timoshenko është ne burg që nga dënimi i saj në tetorin e vitit 2011.