E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shqip, me Një vetmi me shumë zhurmë

Botimi “Zenit” promovoi dje librin e autorit çek, Bohumil Hrabal

U promovua në ambientet e galerisë “Zenit” në Tiranë libri “Një vetmi me shumë zhurmë” i autorit çek Bohumil Hrabal. Shtëpia botuese “Zenit” sjell për lexuesin një prej shkrimtarëve më të mëdhenj çekë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ai nisi të botonte në vitin 1963, por u censurua për fjalë banale dhe pornografi, e më pas me “revolucionin të Pragës”, iu ndalua botimi. Libri “Një vetmi me shumë zhurmë” e bëri të njohur në Francë, kurse “Dasmat në shtëpinë tonë” dhe “Trena të mbikëqyrur rreptësisht” (Film, Oskar 1965) e bënë të famshëm në të gjithë botën. Ai vdiq në Pragë më 1997. “Hrabali është një shkrimtar që fal në jetë dhe kjo për shkak të pasionit dhe sajimit të pafundmë që shpalos njeriu për ta ruajtur dhe pasur jetën: ai është i shastisur, i verbuar, i joshur prej kësaj egërsie për të jetuar që është në bazën e gjithçkaje, dhe... ngjet përligjja. Besimi tek instinkti që kjo gjë nënkupton nuk është një besim moral. I tronditur thellë në planin metafizik, Hrabali nuk jep gjykime morale mbi jetën: ai është krejt e kundërta e një metafizicieni moralist - pra antipodi i një Ciorani”, shkruan në parathënien e esesë “Për Hiçin e Zotit”, Vaclav Jamek.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›