Alberto i Monaco-s do të martohet

Më në fund, kanë vendosur të martohen Alberto i Monaco-s dhe kampionia afrikane e notit Charlene Wittstock.
Objektivi është që t'i japw princit një trashgimtar për fronin. Në të vërtetë Alberto ka dy fëmijë të tjerë, që edhe pse kanë atësine e të atit, të dy konsiderohen të “paligjshëm” për ligjet e Principatës.
Ata nuk mund të kenë të drejtën e fronit, pasi vetëm një fëmijë i lindur nga një martesë e rregullt mund të drejtojë Principatën e Montecarlos.
50 vjecari Alberto dhe 31-vjecarja Charlene, që janë bashkë prej dy vitësh, kanë vendosur të lidhen në martesë.
Sic raporton edhe revista franceze “Gala”, fejesa zyrtare do te lajmërohet pas pak ditësh dhe dasma do të celebrohet brenda 2009.