Brad Pitt pëson një dëmtim të vogël

Aktori amerikan Brad Pitt ka shtyrë një takim me regjisorin Quentin Tarantino për një vizitë tek ortopedi në Berlin.
E përditshmja gjermane “Bild” njofton se Pitt kishte një qese të verdhë në dorë që mendohej se mbante fasho.
Ai qendroi tek specialisti për 30 minuta, i pritur nga një grumbull i madh fansash që kërkonin t'i merrnin një autograf.
Gjithësesi, problemet fizike nuk e kanë ndaluar aktorin të shkojë, pak me vonesë, në darkën me Tarantino dhe kolegët që do ta shoqërojnë në filmin “Inglorious Bastards”.
Brad Pitt dhe familja e tij prej dy ditësh ndodhen në Gjermani, në pritje për të filluar xhirimet e filmit, nën drejtimin e Tarantinos, që do të nisin nga mesi i tetorit.