Johnny Depp, pirat për të katërtën herë

Aktori amerikan Johnny Depp, për të katërtën herë do të jetë Jack Sparrow, pirati i sagës së famshme të krijuar nga “Disney”.
Lajmi u bë i ditur gjatë “Disney Showcase’, ditën kur u prezantuan filmat që do të prodhoheshin nga shpëpia kinematografike për vitin 2009.
Ceremonia, që lajmëroi një rikthim të “Piratit të Karaibeve”, u zhvillua në Los Angeles, në sallën ku ndahen edhe cmimet “Oscar”.
Depp ishte i pranishem në show i veshur si pirati që interpreton.