Oprah Winfrey në filmin e ri të “Disney”

Oprah Winfrey do të jetë protagonistja e filmit më të ri të animuar nga “Disney”.
Filmi titullohet "Princesha dhe bretku” dhe Oprah do të jetë Eudora, mamaja e princeshës Tiana. Kjo nuk është hera e parë që Winfrey bën zërin e një personazhi te animuar, kohët e fundit ajo e kishte përdorur zërin e saj edhe për gjykatësen Bumbleton në “Bee Movie’.
Filmi me kukulla do të dalë në kinema në fund të vitit 2009 dhe do të ambientohet në lagjen franceze të New Orleans.