E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtimi i At Zef Pllumit

Ne pervjetorin e pare te ndarjes nga jeta te At Zef Pllumit, ne nderim te figures se klerikut, shkrimtarit dhe historianit, eshte zhvilluar konferenca “At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historise”.

Nje sere intelektualesh mbajten fjalime rreth jetes dhe rolit te tij si shkrimtar e historian. Mes te pranishmeve gjendeshin edhe dy njohese te mira te vepres se At Zef Pllumit. Dy shtetase te huaja, qe e kane cuar vepren e tij “Rron vetem per me tregue” edhe jashte kufijve te Shqiperise.

At Zef Pllumi eshte cilesuar si perfaqesues i pasurise kulturore e njerezore qe i rezistoi koherave e regjimeve dhe eshte dekoruar nga presidenti me Urdherin “Nderi i Kombit”. Ai eshte ndare nga jeta nje vit me pare ne nje spital te Romes, per shkak te nje kolapsi kardiak.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›