Albin Kurti takon për herë të parë Donald Trump

PRISHTINË, 2 tetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar për herë të parë presidentin amerikan Donald Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kurti ka falënderuar Trump për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet, raporton KosovaPress.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës, ka përfunduar Kurti. /KosovaPress/