E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti: Kosovae Shqipëria, përfaqësimreciprok diplomatik

PRISHTINË- Albin Kurti Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme kërkoi gjatë mbledhjes së sotme të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Shqipërisë për përfaqesim reciprok diplomatik.
“Ambasadorët e Kosovës e të Shqipërisë gjithandej bashkëpunojnë e ndihmojnë njëri-tjetrin joformalisht. Prandaj, gjithsesi ka vend për një memorandum midis MPJ të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ku specifikohen mbrojtja dhe përfaqësimi i interesave të ndërsjellta në botën diplomatike”, tha Kurti.

Sipas tij, përfaqësimi i interesave të një shteti të dytë karshi një shteti të tretë është një praktikë e njohur ndërkombëtare.
"Rasti më i theksuar dhe i njohur në botë është ai i Zvicrës e cila përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran dhe Kubë. Kuba ka angazhuar gjithashtu Zvicrën me përfaqësimin e interesave të këtij vendi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Karshi përfaqësimit të interesave të Kubës e Shteteve të Bashkuara, Zvicra përfaqëson edhe interesat e Rusisë në Gjeorgji”, theksoi ai.

Kjo marrëveshje, sic tha Kurti, nga këndvështrimi i Kosovës, është e levërdishme pasi Shqipëria mund të na përfaqësojë në së paku 7 shtete ku nuk kemi misione e që na kanë njohur
“Pra, Shqipëria mund të mbrojë interesat e Kosovës në vendet në të cilat Kosova: a) nuk njihet si shtet; b) nuk ka përfaqësi diplomatike; dhe c) në vendet ku jetojnë qytetarë të Kosovës, veprojnë ndërmarrje ekonomike nga Kosova, ka raporte mes njerëzve të të dy vendeve në rrafshin turistik, kulturor, arsimor e të tjera, për mbrojtjen e interesave të të cilëve nuk është përgjegjës askush”, nënvizoi Kurti.

Anëtarët e pranishëm të këtij Komisioni njëzëri u pajtuan që t'i rekomandohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që ta përfshijë në programin dhe strategjinë e vet të punës angazhimin për një marrëveshje të këtillë me MPJ-në e Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›