E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja e riformuluar midis PDK dhe AKR

PRISHTINË- PDK-ja dhe AKR-ja kanë arritur pasditen e sotme riformulimin e marrëveshjes së koalicionit, me të cilën AKR-së i është dhënë Ministria e Diasporës, e cila do të themelohet shumë shpejt, si dhe një ministri tjetër që aktualisht drejtohet nga PDK-ja.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat njoftojnë se bazuar në këtë marrëveshje Behgjet Pacolli do të ketë postin e zëvendëskryeministrit të parë, ndërkohë që përvec dy ministrive të reja AKR-ja në koalicion do të marrë pjesë edhe me tre zëvendësministra.

Mësohet se Ministër i Diasporës do të jetë Ibrahim Makolli, kurse gjatë ditëve në vijim do të bëhet e ditur edhe emri konkret për ministrinë që do ta lëshojë PDK-ja për ta drejtuar Ibrahim Gashi.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›