Pacolli kërcënon me braktisjene koalicionit
PRISHTINË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se do të braktisë qeverinë Thaci nëqoftëse PKK-ja nuk i krijon hapësirë veprimi, ku të përfshihet edhe programi disa pikësh i AKR.
Media kosovare bëjnë me dije se PAcolli ka deklaruar se do të këkonte edhe një mocion votëbesimi në qoftë se anashkalohen këkesat e koalicionit të AKR-së.
Ndërkohë Pacolli ka thënë se do të pranojë postin e numrit dy të qeverisë pas plotësimit të kushteve, por ky post nuk do të jetë obligues për pjesëmarrje në mbledhjet e qeverisë, pasi sipas tij kjo do të ishte humbje kohe dhe shkurtim i produktivitetit.
Për herë të parë, ish-presidenti ka bërë të ditur se dy ministrat e rinj të AKR-së do të jenë Ibrahim Makolli dhe Ibrahim Gashi, i pari si ministër i Diasporës, kurse i dyti mbetet të përcaktohet.
Kreu i AKR ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, kur presidenti i vendit do të zgjidhet drejtpërdrejt nga votat e qytetarit. Ai, shtoi se për këtë, do të kërkojë ndihmën edhe të kryeministrit Thaçi, ndoshta duke qenë edhe kandidat i PDK-së.
Mediat kosovare bëjnë me dije se kryetari i AKR-së ka pohuar për herë të parë se postin e kryetarit të AKR-së do ta ketë një person tjetër , kurse vetë do të mbetet në cilësinë e liderit të koalicionit për Kosovën e Re.
(e.m/koha/BalkanWeb)