Albin Kurti Te vjetrat pas Vitit te Ri
Prishtine 8 janar 2011 NOA - ...Ajo qe po ndryshon me kalimin e viteve ne Kosove nuk eshte lloji i dukurive por permasa e tyre. Vjedhje parash dhe vjedhje votash. E ketille eshte Kosova tash e shume vite. Parate vidhen dhe votat...
Nga Albin Kurti
Nga viti 2010 Kosova doli ashtu sic pati hyre ne kete vit. Pa sovranitet pa zhvillim ekonomik pa kontroll te kufijve pa vende pune dhe pa arsim e shendetesi cilesore per popullaten. Dhe ashtu si para nje viti edhe tani Kosova eshte me varferi te gjere e te thelle me struktura te Serbise qe i toleron Qeveria jone me Mitrovice te ndare me sundim nderkombetar qe nuk na jep llogari dhe me privatizimin neoliberal qe pasuron nje grusht njerezish permes shitjes se asaj qe ishte e te gjithe neve.
Megjithate kete vit qe e lame pas duket qe e dallon prej vitit 2009 korrupsioni enorm i politikaneve e zyrtareve shteterore te nivelit te larte dhe vjedhja e pashembullt e votave ne zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Ne njeren ane patem bastisjet ne MTPT akuzat dhe arrestimin e guvernatorit te BQK-se Hashim Rexhepi dhe ne anen tjeter kishim votimin e shumefishte dhe mbushjen e kutive me vota te parapergatitura me 12 dhjetor pasi qe u kercenuan e rrahen shume komisionere e vezhgues. Mbase keto jane ngjarjet qe qytetaret e Kosoves me se shumti do ti mbajne mend nga jeta politike e vitit 2010 edhe pasi u nderruan motmotet.
Demonstrimi i forces se EULEX-it me njesi speciale te maskuara te policise gjersa kryejne bastisje te ministrise dhe guvernatori i qeshur Rexhepi qe zbret shkallet me duar te lidhura nga prangat e policise sigurisht se paraqesin imazhe televizive te vitit 2010 qe sdo te harrohen kollaj as tani qe duhet ta nderrojme kalendarin. Po ashtu edhe imazhet e xhiruara me kamera private ose telefona mobil ku shihen manipulimet me vota ose rrefimet e komisionereve dhe vezhguesve per dhunen ndaj tyre me 12 dhjetor do te mbesin gjate te ngulitura ne kujtesen e qytetareve te Kosoves.
Ajo qe rrezikon te harrohet eshte se keto qe po i kujtojme si gjera qe nuk do te harrohen nuk jane aq gjera te reja. Shume korrupsion e vjedhje votash ka pasur edhe me heret. Edhe ne vitet e mehershme e ne qeverite e meparshme kishim shume zyrtare qe ishin shume te korruptuar. Edhe ne zgjedhjet lokale te nentorit te vitit 2009 edhe ne ato te vitit 2007 e me heret ka pasur vjedhje votash. Ne vitin 2010 nuk kishim dukuri te re por intensifikim te ri te dukurive te vjetra. Ajo qe po ndryshon me kalimin e viteve ne Kosove nuk eshte lloji i dukurive por permasa e tyre. Vjedhje parash dhe vjedhje votash. E ketille eshte Kosova tash e shume vite. Parate vidhen dhe votat blihen ne menyre qe mandej te vidhen edhe me shume para te tjera. Vidhen votat prej atyre qe kane pushtet ne menyre qe te kene edhe me gjate pushtet per te vjedhur edhe me shume para.
Ashtu sikurse qe numri 2010 dallon nga numri 2009 vetem ne njeren shifer ne pamje dhe ashtu sikurse qe 2010 eshte vetem per nje me i madh ne permbajtje sesa numri 2009 ngjashem ishte ndryshe edhe ky viti 2010 prej vitit 2009. Me dallim sasior per te keq pa ndryshime cilesore per te mire per jeten e qytetarit te Kosoves. Fundja asnjeri prej problemeve te vitit 2010 nuk ka nisur ne kete vit dhe nuk na eshte shfaqur per here te pare ne kete vit. Vetedijesimet mund te kene qene te reja sepse te vonuara pamjet e zbuluara televizive mund te kene qene te reja sepse gjithashtu te vonuara por jo edhe keto dukuri si te tilla.
Dekada e pare politike e shekullit XX ne Kosove nisi me luften clirimtare te UK-se qe u pasua nga intervenimi i NATO-s dhe u mbyll me shpalljen e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008. Intervenimi i NATO-s ishte me karakter humanitar dhe jo me karakter politik. Atebote nuk u intervenua ne Kosoven qe konsiderohej vend i okupuar nga Serbia e qe duhej cliruar por ne Kosoven ku popullata duhej te shpetohej nga forcat vrastare te regjimit te Milosheviqit.
Nente vite me vone edhe pavaresia qe u shpall nuk ishte pavaresi njemend politike por edhe ajo ishte njefare pavaresie humanitare. Nga vete Deklarata e Pavaresise ku tete here permendet Ahtisaari e tri here pavaresia perfshire ketu edhe titullin e deklarates ishte e qarte se pavaresise se Kosoves do ti mungoje sovraniteti kurse popullit te Kosoves do te vazhdoje ti mungoje e drejta e vetevendosjes.
Per kete arsye ne Kosove assesi nuk po fillon dekada e dyte politike ne shekullin XX. Perkunder shpalljes se pavaresise para gati tri viteve politikisht Kosova mbetet ne dekaden e pare te shekullit XX. Ne vend se pavaresia formale si nje hap para te jete edhe mundesi per hapa te tjere ne ecjen e metutjeshme ajo u be edhe hap i mbrame. Nuk po mund ta fillojme vellimin e dyte. Kemi mbetur te pavaresia formale qe ishte kapitulli i fundit i vellimit te pare. Vellimi i dyte nuk niset pa shtetndertim e zhvillim ekonomik pa sovranitet e prodhim vendor.
Ecjen perpara pa dyshim qe nuk na e ndihmojne ata qe jane te vetekenaqur ketu ku jemi e keshtu sic jemi. Perkundrazi. E te atille jane ish-pushtetaret qe nuk mund ta marrin me mend se nje dite mund te mbesin pa pushtet. Apo ndoshta pikerisht pse e marrin me mend qe nje dite mund te mbesin pa pushtet ata sillen e veprojne keshtu
Sepse pa pushtet nuk kane siguri qe do te mbesin ne liri dhe as qe sdo te kridhen ne varferi. Prandaj shesin e vjedhin gjithcka dhe shpejt dhe perhere jane te gatshem per negociata te reja me Serbine. Qe te mbesin ne pushtet per veten e tyre packa se kjo behet gjithnje ne llogari te shtetit e popullit te Kosoves.
Mbase nuk mund te kete vit te ri me pushtet te vjeter. Viti i ri herdokur do te jete edhe epoke e re.
Kryetar i Levizjes Vetevendosja