Punët e munguara të shtetit
Cdo janar Presidenti amerikan mban fjalim përpara dhomave të parlamentit mbi gjendjen e kombit. Fjalimi i tij prek problema-tikën kryesor të shtetit, gjendjen aktuale, bilancin e një viti politik dhe në veçanti parashtron sfidat e reja përpara shtetit dhe kombit amerikan. Një praktikë e tillë në forma të tjera (fjalime parlamentare, fjalime përpara kombit, prezantim, botimi apo mbledhje të strukturave më të larta drejtuese shtetërore) zhvillojnë edhe shtete të tjera perëndimore, përfshirë Francën, Britaninë, Gjermaninë, Austrinë, Italinë etj. Çdonjëri kryetar shteti ose kryetar qeverie (sipas modelit qeverisës) del përpara qytetarëve të tij dhe thekson disa nga sfidat kryesore të shoqërisë dhe të shtetit që përfaqëson. Një institucion qendror i gjithë pranuar dhe autoritar publikon treguesit ekonomisë, sociale, arsimor dhe ushtarakë, duke parashikuar zhvillimet dhe nevojat e vendit në 12 muajt e ardhshëm. Mbi bazën e këtyre treguesve (vullneti politik i udhëheqjes politike dhe mendimit të ekspertizës përmes institucioneve profesionale) çdo vend përcakton sfidat e veta, prioritetet kryesore, fushat kryesore të veprimit dhe indirekt, edhe axhendën politike të vitit pasardhës.
Një praktikë e tillë është aplikuar në Shqipëri në vitet 1925-1938. Ahmet Zogu, fillimisht president dhe më pas mbret, sanksionoi modelin francez të asaj periudhe, sipas të cilit çdo fundviti, shteti prezantonte bilancin e tij vjetor dhe axhendën e vitit të ardhshëm. Vetë presidenti/mbreti i drejtohej me një mesazh problematik parlamentit dhe ky i fundit, pasi shqyrtonte mesazhin, i përgjigjej atij me një mesazh të detajuar angazhimesh e përgjigjesh për problemet e ngritura. Në regjimet e mëvonshme kjo praktikë u la në hije derisa gjatë sistemit komunist u ndalua duke u konsideruar ligjërisht si sekret shtetëror. Aksesin mbi gjendjen e kombit e kishte vetëm Byroja Politike dhe organet e autorizuara prej saj.
Në vitet 90 sistemi i ri qeverisës krijoi mekanizma të shumtë administrimi të shtetit, por ende pas 20 vjetësh ai nuk ka krijuar ende një institucion përgjegjës ligjor për bilancin politik e administrativ të tij. Institucioni më i specializuar në statistika, INSTAT-i nuk ka arritur ende të evidentojë shifrën e saktë të popullsisë së Shqipërisë, duke u luhatur në shifra me diferencë nga 200 në 500 mijë banorë. Përpara këtij fakti është lehtësisht e lexueshme sesa të sakta mund të jenë statistikat e tjera, që kanë të bëjnë me papunësinë, varfërinë, lindjet e vdekjet, migrimin dhe emigrimin, strehimin, arsimimin, sëmundjet etj. Banka e Shqipërisë, institucioni kryesor financiar, duke pranuar një ekonomi informale prej 30-40% pranon pamundësinë e statistikave të saj mbi gjendjen financiare të vendit, gjendjen e ekonomisë, krizës financiare, sistemit bankar etj. Përpara atyre asnjë institucion tjetër nuk është në gjendje të dëshmojë gjendjen e vendit në fushat përkatëse, p.sh, MASH për arsimin, frekuentimin e shkollës, nivelin e analfabetizmit etj ndërkohë që ajo zyrtarisht nuk ka dijeni se vetëm në Tiranë ka rreth 12-13 shkolla e institucione arsimore private të palicencuara që veprojnë në informalitet të plotë. MSH-ja nuk mund të raportojë asnjë statistikë për sëmundjet, frekuentimin e spitaleve, efektivitetin e kujdesit shëndetësor etj përderisa rreth 90% e vizitave mjekësore në Shqipëri kryhen pa regjistrim elektronik apo në institucione shëndetësore private pa kontroll shtetëror.
Në rrethanat kur shteti sillet si një treg publik të dhënat e të cilit mund t’i përdorësh e keqpërdorësh sipas dëshirës, i vetmi institucion që bën një skanim të problematikës dhe gjendjes së shtetit e shoqërisë shqiptare është Bashkimi Europian, përmes progres raportit vjetor. Ai është i vetmi dokument gjithëpërfshirës, i detajuar, kritik dhe specifik për çdo fushë, sektor dhe problematikë, edhe pse njëherësh ai bazohet në të dhëna ndërkombëtare, jo të institucioneve shqiptare. Progres raporti 2010 u prezantua në nëntor, por deri tani, asnjë institucion specifik nuk ka analizuar përmbajtjen e tij dhe aq më tepër, nuk ka prezantuar një axhendë pune që reflekton problematikën dhe nevojat e përmirësimeve, ndërhyrjeve dhe zgjidhjeve optimale.
Parlamenti nuk ka aftësi dhe interes a kryejë këtë funksion, qeveria nuk ka interes politik, kryetari i shtetit nuk ka mekanizmat e duhur kushtetues, institucionet e tjera janë zgjatim i këtyre institucioneve dhe të gjitha bashkë e bëjnë shtetin shqiptar një model jo pozitiv tranzicioni. Të paaftë të krijojnë instrumente bilanci për shtetin, të paaftë dhe të pa interesuar të prezantojnë përpara qytetarëve gjendjen reale të kombit dhe sfidat e tij, institucionet politike e kushtetuese të Tiranës zyrtare kanë ecur e vijojnë të ecin në drejtim të kundërt. Ata organizojnë çdo dhjetor takime me median, prezantojnë paradë suksesesh personale, fajësojnë institucione e aktorë të tjerë politikë, për ndonjë prej dështimeve të tyre dhe e nisin janarin e çdo viti pa asnjë draft konkret axhende në publik e në tavolinat e punës. Ne nuk jemi mësuar ende që një institucion të pranojë publikisht dështimin e një nisme të tij, të një synimi apo të një projekti, por jemi mësuar që çdo institucion, çdo legjislaturë parlamentare, çdo qeveri, çdo parti politike dhe çdo ent tjetër publik të promovojë vetëm suksese dhe arritje historike.
Vendimmarrësit politikë, në vend që t’u referohen dokumenteve serioze, praktikave të mësipërme perëndimore apo edhe raportit të fundit të BE-së, preferojnë të vijojnë rutinën provinciale: mbledhje me stafet, fjalime pa letër përpara kamerave televizive, premtime pa asnjë bazë konkrete, caktim prioritetesh sipas mendimeve të çastit, vendime politike sipas nevojave politike të ditës. Në këtë mënyrë Shqipëria vijon të nisë vitet e reja politike si zgjatime të viteve të vjetra politike, me stil të vjetër, me fjalor të vjetër, me premtime të vjetra, me retorika pa baza reale, me sjellje joinsitucionale dhe si përherë, me një frymë drejtimi e administrimi që të kujton propagandën e vjetër të regjimit të kaluar.
2011 nisi si gjithnjë, pa intentar, pa axhendë politike, pa bilanc punësh, pa njohur e pranuar publikisht gjendjen reale të vendit, kapacitetet reale financiare, synimet reale politike. Në këtë mënyrë javët e muajt që vijnë do të vijojmë të dëgjojmë të flitet për kuti e vjedhje votash, korrupsion e bllokmenë, pa asnjë shenjë e garanci se klasa politike e 2011 do të jetë më e përgjegjshme dhe më maturuar sesa klasa politike e refuzuar nga BE-ja në progres raportin e nëntorit 2010. Ata janë të njëjtit, dhe fatkeqësisht, produkti i tyre politik bën që Shqipëria të jetë e njëjtë, e fundit në listën e integrimit, e ndëshkuar nga klasa e vet politike, i vetmi vend në NATO që nuk plotëson standardet minimale të Kartës së Kopenhagenit për shtet të së drejtës dhe për institucione funksionale demokratike.