Besimi në një epokë të globalizuar
Londër – Për vite me radhe, është supozuar, sigurisht në Perëndim, që si një shoqëri e zhvilluar, feja do të shuhet, por kjo nuk ka ndodhur dhe ne fillimin e një dekade të re, ka ardhur koha që politikë-bërësit ta marrin fenë seriozisht.
Numri i njerëzve që shpallin besimin e tyre në mbarë botën është duke u rritur. Kjo është e qartë sidomos ne botën islamike. Ndërsa përqindja e lindjeve ne Europë është e ulët, popullsia arabe do dyfishohet në dekadat e ardhshme dhe popullsia do të rritet me shumicë në vendet aziatike myslimane. Krishterimi gjithashtu po rritet – në mënyra të çuditshme dhe në vende të habitshme.
Rritja më e madhe e fesë është në Kinë. Në të vërtetë, fetaria e Kinës është duke reflektuar. Ka më shumë myslimanë në Kinë sesa në Europë, më shumë protestantë praktikues sesa në Angli dhe më shumë katolikë praktikues sesa në Itali. Përveç kësaj, në bazë të sondazheve të fundit, rreth 100 milionë kinezë e identifikojnë veten e tyre si budistë. Sigurisht, Konfucianizmi – është një filozofi më tepër sesa një fe – e cila është shumë nderuar.
Në Brazil dhe në Meksikë ka një lëvizje të madhe ungjillore. Besimi në Shtetet e Bashkuara mbetet për shumë njerëz pjesë vitale e jetës së tyre. Edhe në Europë, numri i atyre që deklarojnë se besojnë tek Zoti mbetet i lartë. Sigurisht ka qindra milionë hindu (Indi) dhe ka akoma numra solidë sik-ësh dhe çifutësh.
Për shkak të besimit bëhet një punë mjaft e madhe. Rreth 40% e kujdesit shëndetësor në Afrikë është dërguar nga organizatat që kanë pasur në bazë besimin. Grupet e ndihmave myslimane, të hinduve dhe çifute janë aktive në të gjithë botën në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve. Në çdo komb të zhvilluar ju do të gjeni ndihma altruiste që u jepen njerëzve me aftësi të kufizuara, atyre që po vdesin, të varfërve dhe atyre që janë në pozita më pak të favorshme, nga njerëzit që veprojnë nën impulsin e besimit të tyre. E përbashkët për të gjitha fetë e mëdha është dashuria për fqinjët dhe barazia njerëzore përpara Zotit.
Për fat të keq, dhembshuria nuk është konteksti i vetëm me të cilin fetë motivojnë njerëzit. Ajo gjithashtu mund të promovojë ekstremizëm, madje dhe terrorizëm. Kjo ndodh atëherë kur feja kthehet në një simbol identiteti në opozitë me ata të cilët nuk e ndajnë atë, një lloj nacionalizmi shpirtëror që vështron ata që nuk janë dakord – madje dhe ata brenda një besimi, por që kanë një pikëpamje të ndryshme nga ai – si jobesimtarët, të pafetë dhe kështu armiqtë.
Në një shkallë, kjo ka qenë gjithmonë kështu. Ajo çfarë ka ndryshuar është presioni i globalizimit, i cili po i shtyn njerëzit e botës më afër ndërsa teknologjia përparon dhe zvogëlon botën. Po tu rrisnin 50 vjet më parë, për fëmijët do të kishte qenë shumë e vështirë të takonin dikë të një kulture tjetër ose sfond besimi. Sot, kur qëndroj në sheshin e lojërave të tim biri ose shikoj shokët e tij në festën e ditëlindjes, unë gjej një mori gjuhësh të ndryshme, besimesh dhe ngjyrash.
Personalisht unë i gëzohem kësaj, por një botë e tillë kërkon që respekti reciprok të zëvendësojë mosbesimin reciprok. Një botë e tillë ngre në këmbë traditat dhe sfidat e vjetra, duke na detyruar në mënyrë të ndërgjegjshme që ta përqafojmë ose jo atë.
Ja ku është pengesa: për disa, ky detyrim është një kërcënim. Ai kërcënon shoqëritë konservatore dhe për ata të cilët feja është një çështje thelbësore, globalizimi ndonjëherë mund të shoqërohet nga një sekularizëm ose hedonizëm agresiv që shqetëson shumë njerëz.
Kështu që ne duhet të kuptojmë sesi bota e besimit bashkëvepron me procesin e pandreqshëm te globalizimit. Është e jashtëzakonshme sa pak kohë politike ose energji ne i kushtojmë kësaj. Shumë prej konflikteve të botës së sotme kanë një dimension fetar. Ekstremizmi i bazuar në perversitetin e Islamit nuk tregon shenja pakësimi; në të vërtetë, ai nuk do të pakësohet derisa të marrë ngjyra fetare, si dhe masa sigurie.
Ky ekstremizëm është i ngadaltë, por me siguri po prodhon reagimin e tij, si ne shohim nga fitoret e partive zgjedhore Islamofobe në Europë dhe deklaratave të udhëheqësve evropianë që multi-kulturalizmi ka dështuar.
Sigurisht, gjate gjithë kohës, feja ka qenë pjesë e një konflikti politik, por kjo s’do të thotë që feja nuk duhet të merret parasysh. Në të kundërt, ajo kërkon një fokus të veçantë. E shoh këtë shumë qartë duke kaluar kaq shumë kohë në Jerusalem, ku – Lindja dhe Perëndimi – ka një rritje këmbëngulëse të fesë.
Unë e nisa bazën e besimit tim pikërisht për të krijuar mirëkuptim më të madh midis feve. Arsyetimi im është i thjeshtë. Ekstremizmat në emër të fesë janë aktivë, kanë burime të bollshme dhe – pavarësisht nga natyra reaksionare e mendimeve të tyre – të shkëlqyer në përdorimin e komunikimit dhe teknologjisë moderne. Ne e vlerësojmë që biliona dollarë në kuptimin e plotë të fjalës çdo vit i përkushtohen promovimit të kësaj pikëpamjeje fetare.
Kështu fondacioni im ka një program universiteti – i zhvilluar tani në 9 vende – që është projektuar për ta larguar fenë nga ruajtja e shkollave hyjnore dhe të fillojë analizimin e rolit të saj në botën e sotme. Ne kemi një program tjetër – në 15 vende, me struktura të tjera për tu bashkuar – që lidh studentët e shkollave të larta në të gjithë botën midis bashkëveprimit teknologjik për të diskutuar besimin e tyre dhe kuptimin që ai ka për to. Ne kemi dhe një program veprimi midis të cilit të rinjtë punojnë më të rinj të një besimi tjetër për të zgjeruar dijet rreth Qëllimit të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, Kombeve të Bashkuara – program që udhëhiqet nga lufta e varfërisë në botë.
Ne jemi vetëm një organizatë. Ka të tjera që po fillojnë, por qeveritë duhet të fillojnë ta marrin këtë shumë seriozisht. Një shembull është Aleanca e Qytetërimeve e nisur nga Spanja dhe Turqia. Mbreti i Arabisë Saudite ka treguar gjithashtu një udhëheqje të madhe në këtë sferë. Kjo nuk është vetëm për sjelljen e njerëzve të nivelit të lartë së bashku. Ajo duhet marrë poshtë në bazat e kombeve, sidomos në mediat e të rinjve të tyre.
Më në fund, udhëheqësit fetarë mund të pranojnë një përgjegjësi të re: të ngrihen në mënyrë të vendosur për të respektuar ata që janë të një besimi të ndryshëm nga ai i tyre. Sekularistët dhe ekstremistët agresivë ushqehen me njëri-tjetrin. Së bashku ato përbëjnë një sfidë të vërtetë për njerëzit e besimit. Ne duhet të tregojmë natyrën e dashur të besimit të vërtetë; përndryshe, feja do të përcaktohet nga një betejë në të cilën ekstremistët do të marrin kontrollin e komuniteteve të besimit dhe sekularistët pretendojnë se qëndrime të tilla janë të brendshme për fenë. Kjo do të ishte një tragjedi. Përmbi të gjitha, në këtë epokë globalizimi, feja përfaqëson arsye dhe progres. Feja nuk po vdes dhe as nuk duhet të vdesë. Bota ka nevojë për besim.
*Tony Blair është ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe.
Marrë nga Project-Syndicate.com