Albin Kurti paraqitet sot në Gjykatën e Prishtinës
Sipas një njoftimi të zëdhënëses së EULEX it, Karim Limdal, gjykimi fillon normalisht në orën 10:00, në Gjykatën e Qarkut Prishtinë.
Kurti u arrestua të shtunën disa orë pasi shpalli se lëvizja "Vetëvendosje" do të hyjë në garën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndërkohë, lëvizja "Vetëvendosje" do të organizojë një protestë më 21 qershor kundër arrestimit të Albin Kurtit. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në ditën e gjykimit ndaj Albin Kurtit të dalin në demonstratë.