E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Romain Hoxha, talenti Shqiptar qe po rritet ne Udineze

Nga Shkëlzen Xheladini

Ne dy ndeshjet e fundit sezonale te Serise A italine, nje lojtar i pranishem ne stolin e rezervave te Udinezes terhoqi vemendjen e te gjitheve. Emri i lojtarit qe mbante numrin 23 ne shpine tingellonte qarte shqip.

Quhet Albin Romain Hoxha (Hodza) dhe eshte vetem 19 vjec. Hoxha, nje sulmues race, eshte bashkangjitur me skuadren e Udinezes ne janar te kaluar pasi kreu me sukses nje stervitje prove me kete skuader.

Fillimisht, lojtari Shqiptar u aktivizua me mjaft sukses ne skuadren e "primaverave", nderkohe qe ne fund te sezonit kaloj ne rradhet e ekipit te pare.

Nderkohe, Hoxha eshte formuar si futbollist ne qendren e formimit te "CS Bretigny-sur-Orge" ne France, aty ku ka dale edhe futbollisti i shquar i Manchesterit dhe i Kombetares Franceze, Patrice Evra.

Gjithsesi, ne nje intervist te dhene per faqen udineseblog.it, talenti Shqiptar shprehet se "pasi me kishin vezhguar disa here kur luaja ne France, rekrutuesit e Udinezes me sollen nje ftese qe te testohesha ne janar me kete ekip. Stervitja zgjati 2 jave te plota dhe ne fund, drejtuesit e Udinezes me ofruan nje kontrat te cilen e pranova pa hezituar."

Me tej, talenti shprehet me mjaft entuziazem per aventuren e tij te re ne kampionatin me te famshem Europian. "Ne Udine kam gjetur nje ambient teper profesional dhe ndjehem jashtezakonisht mire ketu. Madje, prezenca e frengofolesit Mohamadou Sissoko ka lehtesuar edhe integrimin tim me kete skuader. Pastaj edhe trajneri i skuadres se "primaverave", Rudi Vanoli, ka lujatur nje rol mjaft te rendesishem duke me udhezuar dhe keshilluar vazhdimisht. Gjithsesi, ndjehem shume i lumtur ne Itali dhe mjaft krenar qe mbroj ngjyrat e Udinezes".

Nderkohe i pyetur per krahasimin midis futbollit Italian dhe ate Francez, talenti Shqiptar thekson se "ne Itali luhet nje futboll me i forte. Futbolli italian eshte shume me fizik dhe taktik se ai francez. Prandaj, keto ishin edhe arsyet perse zgjodha te kaloj ne kete kampionat. Ketu mund te rritem me mire se kudo si futbollist."

Me pas, talenti Shqiptar flet edhe per modelin e tij qe njek si futbollist. "Lojtari im i preferuar eshte sulmuesi i Atletiko Madridit, Fernando Torres. Torres eshte lojtar i kompletuar dhe mitik. Spanjolli eshte thjesht modeli im qe ndjek".

Gjithsesi, me Albin Hoxhen, i shtohet edhe nje emer kolonise se talenteve Shqiptar ne Itali. Ne faqen zyrtare te Udinezes, mesohet se Hoxha eshte titullar i pasaportes Franceze, por nje gje eshte sigurte, ky i fundit nuk eshte grumbulluar kurre deri tani me perfaqesueset e moshave te ketij vendi. Prandaj, specialistet e futbollit Shqiptar duhet te levizin qe tani qe mos te perseritet ne te ardhmen sllogani demode : "eshte aktivizuar me nje perfaqesuese tjeter, gje e ben te pamunderen kalimin e tij me Shqiperine". Albin Hoxha duhet te vezhgohet dhe te afrohet sot ne garden kuqezi, se neser mund te jete vone.

Skeda e lojtarit

Emri : Albin Romain
Mbiemri : Hoxha (Hodza)
Datelindja : 7 shkurt 1988
Klubi : Udinese Calcio
Numri i faneles : 23

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›