Deljan Bregasi, portieri nënkampion i Italisë U-17

Të enjten e kaluar portieri 18-vjecar Saimir Ujkani nënshkroi një kontratë pesë vjecare me sicilianët e Palermos, duke qenë kështu portieri i parë shqiptar që nënshkruan me një skuadër të Serisë A.
Por deri tani dimë se kemi një Andi Corri te Milani U-17 dhe Luigji Leka te Padova U-17, një tjetër portier i talentuar shqiptar po maturohet në ekipet më të njohura të Italisë, Sampdorias. 1
5-vjecari Deljan Bregasi (22.01.1992) po vlerësohet cdo ditë e më shumë nga shtypi i vendit fqinjë për performancën e tij. Shqiptari aktivizohet me ekipet e moshave të Sampdorias, qysh nga viti 2005, pra në moshën 13-vjec.
Vetëm gjuajtjet e penalltive në finalen me Romën, i hoqën Bregasit titullin kampion për U-17, në finalet e tëtë më të mirave të Italisë, të cilat u zhvilluan në Lece nga data 3-9 qershor 2007.
Finalja u transmetua direkt në "Sky Sport" dhe kronika e lojës e paraqet në jo pak raste portierin e ri shqiptar si një gardian të vërtetë, teksa në lojë u mposht vetëm nga penalltia e shënuar nga Sini i Romës në minutën e 63', kur Sampdoria realizoi e para me D'Agostinon në të 10'.
Rezultati në lojë përfundoi 1-1, ndërsa ato të penalltive 5-6 për Romën. Djemtë e Guido Poxhit, trajnerit të Sampdorias U-17 (Giovanissimi Nazionali) u mposhtën në penalltinë e shtatë të serisë së penalltive, por Deljan Bregasi arriti të presë edhe një nga penalltitë e kundërshtareve (Karbonit).
Sampdoria arriti në finale me Romën pas barazimit me Torinon (0-0) në ndeshjen e parë dhe dy fitore rresht me Fiorentinën (2-1) dhe Lacion (1-0), dhe në të tria këto ndeshje Bregasi ishte titullar me kohë të plotë aktivizimi. "Këta djem kanë një të ardhme të madhe", - është shprehur i bindur trajneri Guido Poxhi, pas finales së humbur me kryeqytetasit e Italisë të drejtuar nga Stranacioni.
Talentet shqiptarë në Itali
Deljan Bregasi
Roli: Portier
Datëlindja: 22.01.1992
Skuadra: Sampdoria U-17
Andi Corri
Roli: Mbrojtës
Datëlindja: 27.03.1991
Skuadra: AC Milan U-17
Luigji Leka
Datëlindja: 15.09.1991
Pozicioni: Mesfushor
Skuadra: Padova U-17