Memelli, golat në miqësore për zyrtarin

Dash Frasheri
Migen Memelli, sulmuesi shqiptar me numër 9 i Gais, po përjeton një fazë realizimi edhe pse në ndeshjet miqësore. Pas golit dhe asistit të dhënë në ndeshjen miqësore me BK Haken të kategorisë së dytë suedeze, sulmuesi korcar shënoi edhe dy gola të tjerë në miqësoren e zhvilluar të shtunën e kaluar me Goteborgs FF, një ekip i katëgorisë së katërt suedeze, ku Gais fitoi thellësisht në transfertë 11-0. Migeni ishte në formacionin startues. "Luajta vetëm 45 minutat e para, pasi trajneri hodhi në fushë 11-shen e dytë të skuadrës", thotë Migeni në linjë telefonike. Memelli shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 10-të dhe të gjashtin e ekipit te tij në minutën e 45. "Trajneri mbeti i kënaqur nga paraqitja ime dhe shpresoj se do të luaj nga minuta e parë në takimin me IF Elfsborgun. "Edhe pse luajmë në shtëpi, kundërshtari është një nga më të vështirët, pasi ndodhet në vendin e dytë me dyfishin e pikëve të Gais. Gjithsesi, jo vetëm unë por gjithë ekipi beson te një rezultat pozitiv. Nuk na falet më, pasi kemi humbur dy takimet e fundit". Ndeshja e fundit midis Gais dhe Elfsborgun është mbyllur në barazim 2-2, madje në transfertë . "Një barazim do të ishte i pranueshëm, por si objektiv kemi fitoren", shton Memelli, i cili realizoi sezonin e kaluar me Bran Bergen në Norvegji, 12 gola, ku ndër të tjera katër ishin në kualifikueset e Kupës UEFA. "Nuk e mohoj se një pjesë e zëmrës sime ka mbetur në Norvegji. Madje janë disa nga ultrasit e Bran që ende me telefonojnë". Sulmuesi, i cili u grumbullua në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, flet edhe për Kombëtaren. "Ndoqa në televizor ndeshjet me Anglinë dhe ato me Luksemburgun. Takime vërtet të mira. Një grup për t'u përshëndetur. Trajneri Baric vërtetoi se është një nga më të mirët. Holanda? E dëshiroj me gjithë shpirt rezultatin pozitiv".