E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetrol drejt privatizimit të plotë

Vendimi i marrë nga qeveria ka mbërritur në Kuvend do të shqyrtohet në komisionet parlamentare.

Kompania shqiptare e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në zonën e Ballshit, ka gjithsesi 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit.  Përveç parave që qeveria do të fusë në “xhepin e vet”, në dosjen e privatizimit është parashikuar që 2% e fondit të privatizimit të shkojë për konsulentin.

 Në formulën e privatizimit janë angazhuar dy konsulentë, i pari “Patton Boggs” që merret me vlerësimin e aseteve të kompanisë si dhe tjetra CMS sh.pk., e cila do të merret me konsulencën ligjore dhe financiare. Kompania Albpetrol ka të punësuar 4050 punonjës.

Nëse një pjese e punëtorëve do të mbeten pa punë pas privatizimit, qeveria ka parashikuar që ata të trajtohen nga qeveria me një fond që do të çelet për ta. /Start/

                                                                                             2011-11-03 09:32
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›