Qeveria dergon ne Kuvend nje ligj per privatizimin e Albpetrol-it

Qeveria ka dërguar në Kuvend një ligj të posaçëm për privatizimin e Albpetrol-it.
Drafti, që pritet të diskutohet javën tjetër, ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, parashikon shitjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme publike të prodhimit të naftës.
Aktualisht, Albpetrol zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit.
Drafti i paraqitur nga qeveria në kuvend përcakton me hollësi edhe mënyrën se si do të shpenzohen paratë që do të arkëtohen nga shitja e Albpetrol-it.
Albpetrol ka qenë në proces privatizimi që nga koha e qeverisë së socialistëve. Por tentativat për shitjen e tij kanë dështuar në më shumë se një herë.
Këtë radhë qeveria e konsultuar edhe me Paton Bogs, ka vendosur që ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, për Albpetrol-in të privatizojë 100 për qind të paketës së aksioneve.
Albpetrol nuk është kompania e vetme që shfrytëzon puset e naftës në Shqipëri.
Veç saj në vend prodhojnë naftë edhe disa kompani të tjera private, mes të cilave kanadezja "Bankers Petroleum" dhe kompania "Stream Oil".
Disa nga kontratat koncesionare për shfrytëzimin e rezervave të naftës, kohët e fundit kanë qenë objekt akuzash nga opozita, e cila pretendon për afera korruptive dhe favorizime.