Olldashi fton investimet e huaja ne Shqiperi
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, nënshkroi me Ministrin e Ekonomisë së EBA, Sultan Al Mansouri, “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për Shërbimet Ajrore ndërmjet dhe tej territoreve të tyre përkatëse”, gjatë vizitës që zhvilloi në EMB.
Qëllimi i marrëveshjes është rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e transportit ajror, krijimi i kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese, për operatorët e transportit të të dy vendeve, si dhe kalimin transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dy Palëve Kontraktuese.
Përpara nënshkrimit të marrëveshjes ministrat zhvilluan një takim zyrtar, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë për konkretizim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Gjatë bisedës, ministri Olldashi, bëri një pasqyrë të qartë të kuadrit ligjor, teknik dhe fiskal për favorizimin e investimeve të huaja në RSH, si dhe ftoi investimet shtetërore dhe private emiratase në vendin tonë.
Ndër të tjera, ministri Olldashi nxiti dhe krijimin e Forumit të Biznesit mes dy vendeve tona si dhe organizimin e Ditës së Biznes të RSH në EBA.
Ministri i Ekonomisë se EBA, Ing.Sulltan Al Mansuri deklaroi se :
”Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike me Republikën e Shqipërisë por duhet të fokusojmë marrëdhënien ekonomike dhe duhet të qartësojmë se çfarë mund t`i ofroj EBA në planin e investimeve”.
Ftesës së bërë nga Ministri Olldashi për të vizituar Shqipërinë, Ministri i Ekonomisë se EBA, Ing.Sulltan Al Mansuri iu pergjigj pozitivisht, ku ndër të tjera shprehu dhe admirimin e tij per peisazhin gjeografik të vendit tonë.