Albpetrol ne prag privatizimi rriten taksat dhe kufizohet licenca
Kompania private qe do te bleje shoqerine shteterore te naftes Albpetrol duhet te kete parasysh faktin se periudha e licences per kerkimin e karburantit nuk do te jete e perhershme sikurse ishte parashikuar ne ligjin e meparshem. Kufizimi vjen ne kuader te privatizimit dhe parashikon ndryshime te rendesishme ne menaxhimin e burimeve publike te naftes. Tjeter projektligj parashikon rritjen e taksave nga sistemi aktual qe aplikohej ne varesi te prodhimit.
Nese nga njera ane eshte vleresuar e nevojshme te ruhen te drejtat e Albpetrol-it qe vijne nga marreveshjet e hidrokarbureve te lidhura me shoqeri te treta nga ana tjeter jane propozuar kufizimet e domosdoshme te ketyre te drejtave ne kohe. Marreveshja Albpetrol e dates 26 korrik 1993 qe autorizon kryerjen e operacioneve hidrokarbure ne vendburimet e percaktuara ne VKM per shkak te cilesise se saj si marreveshje hidrokarbure e nje lloji te vecante nuk percakton asnje afat per kryerjen e ketyre operacioneve nga shoqeria shteterore e naftes.
Ndryshimet ne ligj kane per qellim vendosjen e afateve per aktivitetin e kerkimit prodhimit dhe tregtimit te shoqerise private Albpetrol keshtu qe ne keto kushte kjo shoqeri do te trajtohet ne tregun e kerkim-prodhimit te hidrokarbureve ne te njejten menyre si subjektet e tjera private ne kete fushe. Per zonat ku shoqeria kryen e vetme operacionet e hidrokarbureve vendoset afati maksimal 25 vjet propozon Ministria e Ekonomise dhe Tregtise.
Investitori i Albpetrol nuk do te perfitoje as lehtesirat e paketes fiskale. Kur kompania ishte prone e shtetit taksat qe paguante nuk ishin fikse 50 per qind sikurse paguanin shoqerite e tjera por varionte sipas prodhimit duke filluar nga 30 per qind per sasi deri ne 20 mije fuci ne dite 50 per qind per sasi deri ne 50 mije fuci ne dite dhe 55 per qind per fuci te prodhuara ne dite nga 50 mije deri ne 60 mije.
Pas privatizimit shoqeria duhet te paguaje cdo vit fiskal tatimin mbi fitimin e realizuar ne masen e 50 perqindeshit ashtu si parashikohet per te gjitha subjektet e tjera private ne fushen e hidrokarbureve thote ministria. Privatizimi i ndermarrjes pritet te mbyllet brenda ketij viti ne masen 100 per qind dhe se vlera e aseteve llogaritet ne rreth 450 milione dollare.