E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha flet kunder Asad Vret popullin e vet

Deklarata

Kryeministri Sali Berisha denoi dje ngjarjet ne Siri vetem pak dite pasi ishte takuar me nje diktator te ngjashem ne Azerbajxhan. Duke folur me ambasadorin e ri te Katarit Berisha tha se qeveria e tij po ndjek me shqetesim ate cka po ndodh ne Siri.

Regjimi i Presidentit Bashar al-Assad po perdor pushtetin si licence per te vrare qytetaret e pafajshem dhe popullin sirian tha Berisha.

Qe prej shume muajsh protestat paqesore pro demokracise ne Siri jane shtypur nga qeveria e Bashar al-Assad duke perdorur bombardimet pa diskriminim te civileve dhe duke urdheruar ushtrine te qelloje mbi turmat. Deri tani kane vdekur rreth 5 mije civile. Bashar al-Assad eshte i biri i nje presidenti po aq gjakatar.

Kryeministri Berisha takoi vetem pak dite me pare diktatorin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev i cili njesoj si Assad e ka trasheguar pushtetin nga i ati ka burgosur protestuesit opozitare dhe ka kufizuar lirine e shtypit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›