Vellezerit e cuditshem nga Kaukazi
Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe miqte e tij te rinj nga Azerbajxhani jane bazuar ne nje teori historike te hedhur poshte nga te gjithe gjuhetaret dhe shkencetaret per te justifikuar nje marredhenie qe mbetet ne thelb thjesht biznes pa skrupuj morale. Berisha dhe ambasadori i Presidentit azer Aliyev ne Greqi Rahman Mustafayev deklaruan vecmas se sipas tyre Shqiperia dhe Azerbajxhani kane nje lidhje te vjeter qe nga shekulli i katert para Krishtit kur ne veprat e gjeografeve te klasicizmit grek doli nje shtet i njohur si Albania dhe qe gjendej ne territorin e sotem te Azerbajxhanit. Qe te dy thane se ia lene shkencetareve te shqyrtojne lidhjen mes Shqiperise se Ballkanit dhe Albanise se Kaukazit por qe te dy e gjeten kete teori te vlefshme per te justifikuar miqesine e sotme. Per me teper disa nacionaliste serbe pretendojne se shqiptaret jane nje popull kaukazian qe i kane sjelle turqit ne shekullin e 16 per te shtypur serbet duke perdorur pikerisht teorine qe Kryeministri shqiptar po perdor sot per te justifikuar miqesine e tij me diktatorin Aliyev.
Historia e lidhjeve te perbashketa midis Azerbajxhanit dhe Shqiperise shkon prapa ne shekullin e 4 tha Mustafayev i cili eshte diplomati i nje vendi diktatorial qe e nis fjalen e tij duke cituar paraprakisht nje mendim te vyer te Presidentit Aliyev i cili nuk eshte shume i ndryshem nga Enver Hoxha per nga rekordi qe ka krijuar me dhunimin e te drejtave te njeriut.
Ne planetin tone ka pasur dy Shqiperi nje Albania e Kaukazit dhe nje Shqiperi ne Ballkan tha Berisha pas vizites se tij ne Azerbajxhan.
Albania e KaukazitNe fakt nje Shqiperi e Kaukazit nuk ka ekzistuar kurre. Gjeografet greke kane shkruar per nje vend qe quhej Albania dhe qe gjendej diku ne Kaukaz. Se si e quanin banoret vendin e tyre kete nuk e di askush. Dihet se ky shtet pushoi se ekzistuari ne shekullin e 11. Trashegimia e ketij shteti pretendohet njekohesisht nga azeret dhe armenet te cilet deshirojne ne kete menyre te justifikojne ekzistencen e vet. Gjuha e ketij vendi e studiuar nga doreshkrimet eshte klasifikuar si gjuhe kaukaziane gje qe verteton mungesen e lidhjes me gjuhen shqipe e cila eshte indoeuropiane. Disa studiues te Mesjetes zbuluan dy emrat por qe nga shekulli i 19 askush nuk beson me ne lidhjen mes Shqiperise dhe Albanise se Kaukazit.
BiznesiDy faktore ekonomike jane perdorur nga Kryeministri shqiptar per miqesine e tij me Azerbajxhanin perpos lidhjes se gjakut. Teoria e pare ka te beje me gazsjellesin TransAdriatik TAP. Ky projekt zvicerano-norvegjez gazsjellesi qe synon te marre gaz nga Azerbajxhani per ta derguar ne Europe duket se nuk ka shume nevoje per miqesine e Berishes me Aliyev. TAP ka sakaq mbeshtetjen e shteteve te fuqishme si Norvegjia dhe Zvicra. Teoria e dyte eshte interesimi i nje kompanie azere per privatizimin e Albpetrol si dhe per ndertimin e nje rrjeti te shperndarjes se gazit ne Shqiperi. Albpetrol eshte nxjerre ne shitje por te gjitha asetet e saj te vlefshme i jane marre sakaq nga kompani te tjera private. Qe te dyja keto aspekte biznesi duket se mund te vendosen ne listen e gjate te projekteve shumemiliardeshe qe Kryeministri shqiptar i ka propaganduar me bollek gjate viteve te fundit por qe nuk u bene realitet kurre.
Nderkohe nevoja per te gjetur nje lidhje gjaku per te justifikuar nje marredhenie biznesi ne tentative duket se eshte nje teme e vlefshme per sociologet. Shqiperia ka nje histori te krijuar gjate periudhes komuniste te justifikimit te partneriteteve tregtare e diplomatike me ideologji.